Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Ish-Kryeministri Berisha: Ju tregoj sesi përgatitën arrestimin e Kadaresë dhe ndërhyrja e Francois Miterand

Ish-Kryeministri Berisha: Ju tregoj sesi përgatitën arrestimin e Kadaresë dhe ndërhyrja e Francois Miterand

22:26, 22/03/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Berisha ka rrëfyer një prapaskenë sesi regjimi komunist përgatiti arrestimin e Ismail Kadaresë pas vdekjes së Mehmet Shehut: ““Dimri i vetmisë së madhe” ishte rroftë mbreti poshtë oborri.

Thënë kjo një deklaratë e tillë ishte shumë e fortë për kohën. Ismailin e kam njohur që herët. Ismailit nuk ia botonin veprat. Për 6-7 vjet atij nuk ia kanë botuar.

Bënë edhe një plenium të lidhjes së shkrimtarëve pas vdekjes së Mehmet Shehut ku përgatitën arrestimin e Ismail Kadaresë ndërsa i hakërresheshin: “Mos kujto ti se nuk e dimë ne që Pallati i Ëndrrave është Komiteti Qëndror i Partisë”.

Berisha shton më tej se ka qenë ndërhyrja direkte e presidentit francez të kohës Francois Miterand me letra ndaj regjimit komunist ku i paralajmëroi për pasoja nëse ata do të ndërmerrnin një akt të tillë.

“Francois Miterand i dërgoi një letër qeverisë së Enver Hoxhës se nëse do të ketë një arrestim të Kadaresë do të kishte pasoja. Asokohe ka patur për 2-3 javë rresht protesta të intelektualëve francezë me librat e Kadaresë para ambasadës shqiptare në Paris”,- rrëfen Berisha në një intervistë për emisionin Komitetit të Berat Buzhalës në gazetën Express.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Protesta23/03/2017 09:25

Boll e bete kadarene te persekutuar se ai ishte i preferuar i regjimit e tashti del i persekutuar

Bilbil23/03/2017 07:35

Kaloshi ka botuar gjithë dosjen për Kadarenë. Kadareja ka folur shumë herë ..... KJo??!!!

Shto koment

Denonco