Dokumentet/ Vila e Vlahutin kushtonte 2 milionë Euro, procedurat janë të dyshimta

Dokumentet/ Vila e Vlahutin kushtonte 2 milionë Euro, procedurat janë të dyshimta

23:05, 20/03/2017
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vilën 1.65 milionë Euro të ambasadores së BE në vendin tonë Romana Vlahutin.

Shërbimi i Jashtëm Evropian i ka dhënë portalit “Exit.al” disa dokumente në lidhje me procedurat e ndjekura për blerjen e vilës në periferi të Tiranës.

Sipas dokumenteve të 31 marsit 2015, fillimi i procedurës së prokurimit përshkruhet në këtë mënyrë:

“Tregu i pasurive të patundshme në Tiranë përfshin një numër të madh të ndërtimeve pa leje dhe çmimi i banesave varion sipas vendndodhjes së tyre. Disa misione diplomatike së fundmi janë zhvendosur në periferi të Tiranës. Delegacioni i ka përqëndruar kërkimet në këto zona për shkak se përshtaten më shumë me kriteret tona”.

Sipas dokumenteve, delegacioni kontaktoi me 9 agjenci të pasurive të patundshme. U pranuan 16 oferta. Delegacioni përzgjodhi 5 prej tyre.

“Nga 5 pronat që ishin zgjedhur paraprakisht, dy nuk ishin në shitje, një nuk kishte përfunduar dhe një tjetër kishte çmimin e pabesueshëm prej 2.2 milionë Euro.  

Pra, ose 16 ofertat ishin të një cilësie të tmerrshme, ose procedurat e parapërzgjedhura dështuan për të zgjedhur ndonjë mundësi praktike. Ose ndoshta, 5 ofertat e fundit janë përzgjedhur në mënyrë të tillë që njëri prej tyre të ishte e destinuar të fitonte”, shkruan Exit.al.

Kjo redaksia, përmes dokumenteve që ka siguruar, ngre dyshime për metodën e procedurës së blerjes së vilës.

“Pika e dyshimtë është përshkrimi i procedurës së prokurorimit publik, ku thuhet se çmimi fillestar i vilës në Rolling Hills ishte 1.75 milionë Euro. Megjithatë raporti i ekspertëve tregon një çmim prej 1.649.000 Euro. Pas negociatave, çmimi u ul nga 1.750.000 Euro në 1.649.000 Euro”, thotë Exit.al.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco