LSI i ‘tërheq’ vëmendjen Ramës/ Qeveria dhe LSI nuk mund të jenë më të rëndësishme se Shqipëria

LSI i ‘tërheq’ vëmendjen Ramës/ Qeveria dhe LSI nuk mund të jenë më të rëndësishme se Shqipëria

22:21, 20/03/2017
A+ Aa A-

LSI i ka dhënë një tjetër mesazh Kryeministrit Edi Rama dhe PS-së, se kush ka më shumë rëndësi, Shqipëria apo partia.

Nënkryetari i LSI, Luan Rama gjatë një interviste në ABC News, ka deklaruar se është momenti që të bëhet një analizë e punës qeverisëse dhe të koalicionit në tërësi pas 4 vitesh në pushtet.

Në bazë të konkluzioneve të nxjerra, Luan Rama tha se nuk mund të pretendojë se LSI-ja apo qeveria ka më shumë rëndësi se sa Shqipëria, por vëmendja duhet të fokusohet tek punët për vendin.

Në këtë mënyrë, LSI i ka tërhequr vëmendjen Ramës, kur ky i fundit apo dhe eksponentë të PS kanë deklaruar se partia është më e rëndësishme se Shqipëria.

“Unë besoj që ju nuk duhet të prisni nga unë që unë të them se koalicioni qeverisës apo që LSI në përbërje të këtij koalicioni është më e rëndësishme se sa Shqipëria dhe se sa interesat e saj. Vendi ka disa prioritete shumë më të rëndësishme se sa interesat parciale dhe ajo çfarë është e rëndësishme mendoj unë tani dhe ku duhet fokusuar i gjithë angazhimi politik është zgjidhja e situatës së konfliktit politik të krijuar për shkak të qëndrimit të opozitës dhe rikthimi në dialogun politik dhe shmangia e gjuhës së konfliktit, e gjuhës së kanosjes apo e gjuhës ultimative”, deklaroi Luan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco