Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Sulmet e LSI, tërhiqet Nikolla: Kemi një klimë të mirë bashkëpunimi

Sulmet e LSI, tërhiqet Nikolla: Kemi një klimë të mirë bashkëpunimi

21:27, 20/03/2017
A+ Aa A-

Debatin mes PS dhe LSI për arsimin, ministrja e  Lindita Nikolla e shikon si një klimë të mirë bashkëpunimi. Në studion e lajmeve të Ora News Nikolla tha se nuk janë anashkaluar kritikat.

Nikolla: Nuk ka as hedhje poshtë shqetësimi dhe nuk ka asnjë lloj dëshire për ta anashkaluar kritikat dhe situatat që vlejnë për të pasur një standard të ri. Është një klimë bashkëpunimi dhe dëshirë për të bërë më të mirën për maturantët.

Ministrat shkojnë e vijnë, deputetët shkojnë e vijnë, partitë rriten fitojnë dhe humbin zgjedhjet, por ajo që është e rëndësishme është që cilësia dhe shkolla është aty është një pasur publike dhe maturantët duhet të ndihen të qetë dhe të qartë për të vijuar zgjedhjen e tyre që është një zgjedhje me shumë rëndësi në vijimësi të karrierës së tyre profesionale.

Çfarë do të ndodhë këtë vit ajo situatë e konsideruar e paprecedentë, kaosi i krijuar?

Nikolla: Nuk mund të parashikohet në një skemë të re pranimesh në Universitet që një forcë politike, në momentin që maturantët janë duke zgjedhur, në momentin që universitetet kanë shpallur kriterët, në momentin që përfaqësues të universiteteve, por edhe të ministrisë së Arsimit reflektojnë qetësi dhe rregulla të cilën duhet zbatuar, një forcë politike sic është opozita që ne kemi të realizojë 22 statuse në FB, mbi 10 fjalime në parlament apo mbi 8 konferenca për shtyp në drejtimin e kundërt, e ngjizjes së një paniku në mas dhe një paqartësie tek maturantët por që nuk kishte të bënte me atë që po ndodhte. Pra nëse flasim për atë panik të stisur nga opozita unë jam kokëulur sepse nuk mund ta parashikojë që kursesi një forcë politike dhe njerëz të arsyeshëm do të bënin të bënin të mundur ngjalljen e një paniku kaq të madh për një sistem që që nuk është shpikje e qeverisë shqiptare, por është sistemi që sot përdoret rëndom në vendet e BE ku arsimi i lartë është prioritet dhe shënon standard cilësor në hapësirën e arsimit të lartë.

Unë jam shumë e vetëdijshme të shikoj realitetin në sy, të kuptoj se jo cdo sistem, aq më tepër që në vitin e parë të zbatimit ajo të jetë perfekte. Ndaj ne kemi axhustuar dhe po ecim shumë shpejt në kohë bashkë me institucionet tona të arsimit të lartë për të bërë të mundur informimin e maturantëve, transparencën dhe në fund të ditës për secilin prej maturantëve dilema e vetëm të jetë vetëm merita e tyre dhe konkurrenca mbi bazën e meritës ku impelemtohet një sistem i drejtë, që ka më shumë transaprencë për maturantët. Sa i përket shqetësimeve, jo vetëm shqetësime që vijnë nga deputetë apo nga forca politike por edhe shqetësime që vijnë nga maturantë apo prindër të tyre ne jo vetëm i kemi ndjekur dhe i kemi shtjelluar deri në fund. Unë deri në këto momente kam takuar mbi 10 maturantë duke trajtuar çdo dilemë që  kanë duke informuar jo vetëm procesin e praniveme, por edhe si duhet të qartësojnë kriteret e universiteteve dhe ti “përplasin” ato me kredencialet me arritjet e tyre, në mënyrë që merita e çdo maturanti të jetë fituese dhe ai të jetë një pjesë e institucioneve tona të arsimit të lartë. Kjo është e vërteta.

Ka qenë një çështje e fabrikuar politike po thoni zonja Nikolla, nuk ka pasur psh studentë me mesatare të lartë nuk shkuan në degët që donin, apo një pjesë e tyre u trembën nga situata e krijuar dhe u regjistruan direkt në universitetet private?

Nikolla: Sapo e dhatë përgjigjen, u trembën, por nga kush u trembën, sepse Universitetet thonin që kuotat janë të lira . Kanë dalë disa dekanë të universiteteve publike që kuotat janë të lira, unë disa herë kam thënë qetësi, kuotat janë për ju. Ndiqni universitetet, rregullat, zbatoni procesin e regjistrimeve. Kjo ka qenë ajo sa na përket ne. Ndërsa paniku që ka ardhur nga faktorë të tjerë që nuk lidhen me procedurën universitare apo të ministrisë së Arsimit sigurisht që ka ndikuar në maturantë të caktuar. Megjithatë ajo që është e rëndësishme është që shifrat flasin për një situatë tjetër. Rreth 56 % e programeve të studimit në institucionet tona të arsimit publik, sot reflektojnë që kanë një cilësi të shtuar pranimet në universitet. Unë kam kontaktuar në universitetin e Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës, Korces, Elbasanit dhe në masë është pohimi që është nga vitet e para që ndihemi krejt ndryshe në auditor sepse kanë një interes të shtuar dhe cilësi të shtuar studentët e pranuar në vitin e parë. Kjo është një shëndoshje e sistemit tonë të arsimit të lartë, por padyshim duke adresuar të gjitha momentet që kanë të bëjnë me informimin dhe ngushtimin e hapësirave kohore në mënyrë që mos lemë shtek për asnjë paqartësi për maturantet dhe prindërit e tyre. Procesi ka filluar në kohë. Universiteti ka shpallur kriteret, është dedikuar tre javë informim i maturantëve në të gjitha qytetet e vendit dhe drejtorive arsimore.

Ligji i ri i arsimit të lartë përcakton që është qeveria ajo që përcakton tarifën maksimale. Ne do të vendosim tarifat maksimale që janë në fuqi, pra nuk do të ketë rritje të tarifës maksimale.

Nuk kemi asnjë rritje të tarifave të studimit. Nga 2009-2013 kemi rritje të tarifave të studimit. Ajo është rritue me 20%. /Ora News/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

drejtori21/03/2017 09:24

Bravo ministre!Kjo reforma jote na beri me leke dhe shtepi te reja.Vazhdo keshtu me portalin,pa zbatuar ligjin .Kuptohet dhe per ty do mbetet nje kafe se vila duhet mbushur.

Frikacake20/03/2017 23:01

Ke frike nga korrupsioni dhe zullumi qe ke bere si Beqja do e hash edhe ti

arsimtari20/03/2017 21:43

Aman ore na hiqni qe ketu foton e kesaj shtrembeses se na e neveritet!

Shto koment

Denonco