Flet Lulzim Basha: Presidenti i Republikës zbatoi kushtetutën dhe ndërmori një akt atdhetar…

Flet Lulzim Basha: Presidenti i Republikës zbatoi kushtetutën dhe ndërmori një akt atdhetar…

21:15, 20/03/2017
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka komentuar vendimin e Presidentit Nishani për të dekretuar Fatmir Xhafën si Ministër i Brendshëm duke thënë se nuk është aspak e drejtë që në adresë të kreut të shtetit të ketë sentimente negative jo vetëm nga mbështetësit e opozitës, por nga askush.

Gjatë një ndërhyrje në emsionin “Dritare” të Rudina Xhungës në Vizion Plus Basha u shpreh se: “Nuk është i drejtë asnjë sentiment ndaj Nishanit për të shkuarën e Xhafës dhe për lidhjet e tij familjare me trafikun e drogës.

Në konceptin e Republikës së Re kreu i shtetit ka vetëm të drejtën për të zbatuar kushtetutën në një Republikë parlamentare. Roli i presidentit nuk është tërësisht formal sepse ai është garanti i Kushtetutës”.

Dhe duke komentuar në tërësi këtë vendim Basha tha: “Presidenti mori vendimin e tij kushtetues, por presidenti mori edhe një akt atdhetar duke i bërë thirrje parlamentit që të mos e votojë Fatmir Xhafën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

roshi20/03/2017 23:39

tha eshte i papershtatshem,i beri thirrje parlamentit,pastaj e dekretoi,çfare humbte po te dorehiqej fill pas dekretimit(ai ne mbarim te mandatit eshte)duke e bere keshtu akoma me kuptimplote faktin e dekretimit ne kundershtim me vullnetin apo moralin!

Shto koment

Denonco