Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

LSI kundër Ramës: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë

LSI kundër Ramës: Zgjedhjet pa opozitën janë farsë

21:03, 20/03/2017
A+ Aa A-

Ndryshe nga Kryeministri Edi Rama që ka deklaruar se PS do të hyjë në zgjedhje pa opozitën, Lëvizja Socialiste për Integrim ka tjetër mendim.

Nënkryetari i LSI Luan Rama deklaroi hapur nga studio e ABC News se zgjedhje parlamentare pa opozitën nuk do të ketë.

“Zgjedhjet pa opozitën janë formale në kuptimin institucional ndërsa në kuptimin demokratik janë farsë”, tha Luan Rama.

 pyetur për dekretimin e Fatmir Xhafajt, ai tha se nuk surpriza dhe asnjë arsye që LSI të mos e votojë Xhafën.

“Çështja e ndryshimit të ministrave është e drejtë ekskluzive e kryeministrit. LSI asnjëherë nuk është imponuar, asnjëherë nuk ka kërkuar as LSI dhe as kryetari, nuk kemi kërkuar të largohet ky apo ai ministër. Duke qenë se respektojmë tagrin kushtetutes, çështja e votimit është procedurë e karakterit formal dhe nuk besoj se LSI të ketë arsye ose motiv të votojë ndryshe kur është fjala për votim të ministrave”, deklaroi Luan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco