Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Lulzim Basha i përgjigjet Ramës: Je pinjoll i komunizmit, nuk ka zgjedhje pa opozitën. Jemi në pluralizëm

Lulzim Basha i përgjigjet Ramës: Je pinjoll i komunizmit, nuk ka zgjedhje pa opozitën. Jemi në pluralizëm

19:07, 20/03/2017
A+ Aa A-

Pas deklaratave të Edi Ramës se PS do të hyjë në zgjedhje edhe pa opozitën, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një status në Facebook, Basha thotë se nuk mund të ketë qeverisje të dalë nga zgjedhjet pa opozitën.

Kreu i demokratëve ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe funksionarët e Partisë Socialiste, për të cilët thotë se janë pinjollë të ish-elitës komuniste.

Sipas Bashës, protesta opozitare do të vazhdojë për të arritur synimin e saj, që zgjedhjet mos diktohen nga krimi.

Reagimi i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Edi Rama dhe udhëheqësit e lartë të PS-së, pothuajse të gjithë funksionarë ose pinjollë të ish-elitës komuniste, ngatërrojnë dëshirat e tyre me vullnetin e popullit dhe identifikojnë karriken e tyre me demokracinë. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë pluralizmin, të kuptojnë sovranitetin e qytetarëve mbi pushtetin e tyre.

Trimat dhe trimëreshat socialiste, shërbëtorë të krimit por që ndihen padronë të popullit, duhet të kuptojnë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, se qeverisje të dalë nga zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Ne nuk kemi asnjë ngut dhe nuk kemi asnjë mëdyshje. Ne jemi të qetë, por të palëkundur në qendresën tonë. Zgjedhje të ndikuara apo kontrolluara nga krimi nuk do të ketë. Zgjedhje me shërbëtorë të krimit në qeverisje nuk do të ketë. Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Situata është e qartë dhe e thjeshtë: ne jemi me popullin, ata janë me krimin. Vetëm njerëzit me gjendje jo të kthjellët psiqike nuk e kuptojnë dot se cili do të jetë rezultati i kësaj përballjeje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

vlonjati20/03/2017 20:51

nje skodran kaq te shkerdhym nuk e besoj qe te egzistoj ne bote por dojete ikonvetuar

Shkodrani20/03/2017 20:44

Po kush te kerkoi me aman hajde ne zgjedhje??? Gjergj Bojaxhiu asht opozite. Bamir Topi asht opozite. Disa parti te vogla hyjne ne zgjedhje si opozite. Na plasi ka... se nuk hynka ne zgjedhje Shqupi. Hahahaaa qeni ropt ku ti keni Ne paci oferte per popullin hajdeni. Nuk keni oferte ne pidh te Argites e Liries shkoni.

Ardian20/03/2017 20:41

O "gjoja shkodrani" po t'a them shkodrance: t'a q... Kina motren! Palaco!

Shkodrani20/03/2017 20:24

Po kush te kerkoi me aman hajde ne zgjedhje??? Gjergj Bojaxhiu asht opozite. Bamir Topi asht opozite. Disa parti te vogla hyjne ne zgjedhje si opozite. Na plasi ka... se nuk hynka ne zgjedhje Shqupi. Hahahaaa qeni ropt ku ti keni Ne paci oferte per popullin hajdeni. Nuk keni oferte ne pidh te Argites e Liries shkoni.

Qytetar20/03/2017 19:26

Z . Basha juve po ju mbeshtet populli per zgjedhje te lira dhe te ndershme . Dhe ky merhumi Edvin rama po kerkon te beje zgjedhje pa opoziten ti beje se do ta shofim si do iki si dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete .

Ronaldo proko 20/03/2017 19:10

Nuk fitone dote zgjedhjet

Shto koment

Denonco