Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Fatmir Xhafaj reagon për herë të parë: Kam qenë hetues për 1 vit, por kam fshehur të dhënat

Fatmir Xhafaj reagon për herë të parë: Kam qenë hetues për 1 vit, por kam fshehur të dhënat

17:22, 20/03/2017
A+ Aa A-

Ministri i ri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar për herë të parë pas akuzave dhe denoncimeve publike se ka qenë hetues gjatë periudhës së komunizmit.

Përmes një deklarate të gjatë dërguar mediave, Xhafaj ka hedhur poshtë akuzat e bëra ndaj tij. Megjithatë, Fatmir Xhafaj thotë se në vitin 1983 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Krujës.

Më pas, në vitin 1984 u emërua hetues në organin e hetimit penal dhe qëndroi për rreth 1 vit e gjysmë në atë detyrë.

Fatmir Xhafaj sqaron se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të asaj kohe, por thotë se akuzat ndaj tij bëhen për shkaqe politike.

Reagimi i Fatmir Xhafajt:

Kjo deklaratë nuk do të kishte qënë e nevojshme nëse gjatë ditëve të fundit, për shkak të detyrës që më ka besuar Kryeministri, mbi personin tim nuk do të kishte nisur një fushatë shpifjesh dhe balte. Të gjithë ata që më njohin personalisht mua dhe familjen time, por edhe të gjithë ata që me mua kanë patur thjesht një raport profesional, e kanë plotësisht të qartë se akuzat e ditëve të fundit janë vetëm shpifje të ulëta, të fabrikuara dhe pa asnjë lidhje me realitetin.

Por, për shkak të rëndësisë së detyrës së re që më është ngarkuar, unë jam i detyruar të ndaj me çdo shqiptar të vërtetën time. Unë jam i bindur se çdo person që përzgjidhet për të kryer detyrën e Ministrit të Brendshëm, ka detyrim përpara publikut, për të bërë transparencë të plotë mbi çdo aspekt të jetës së tij profesionale, personale apo familjare. Por jam po ashtu i bindur se, në emër të së drejtës së opozitës për të informuar, askush nuk duhet të shtrembërojë, fabrikojë, apo falsifikojë fakte që lidhen me jetën dhe figurën e çdo qytetari, qoftë ky edhe kandidat për tu emëruar Ministër i Brendshëm. Në vitin 1982 kam përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Tiranës.

Në shtator të atij viti jam emëruar Këshilltar Ligjor pranë Zyrës së Ndihmës Juridike në Gjykatën e rrethit Krujë. Në maj 1983 jam zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e rrethit Krujë. Në qershor 1984 krijohet për herë të parë organi i hetimit penal, si institucion i veçantë dhe i pavarur nga institucione të tjera, pjesë e organeve të sistemit të drejtësisë të asaj kohe pranë prokurorive të rretheve, tërësisht i ndarë nga organet e hetimit të Ministrisë së Brendëshme. Po atë vit, në qershor, më emëruan në punë pranë këtij organi. Në këtë periudhë prej një vit e gjysëm, (qershor 1984 – dhjetor 1985), kam kryer edhe stazhin gjashtëmujor në prodhim, pranë Ndërmarrjes Bujqësore Krujë. Në fund të vitit 1985 jam larguar përfundimisht nga puna në organet e sistemit të drejtësisë në moshën 26­vjeçare. Sikurse del qartë nga këto fakte, asnjë ditë të jetës sime nuk kam shërbyer në strukturat e sistemit të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme të asaj kohe dhe as në organet e hetimit që ishin pjesë e Ministrisë së Brendshme. Këto ditë, kam dëgjuar në media, gjëra absurde që nuk kanë të bëjnë fare me personin tim. Një shtetas shqiptar me banim jashtë atdheut pretendon me mesazhe e telefonata të porositura se në vitin 1986, e paskam dhunuar apo torturuar, vit në të cilin, unë nuk kam qënë fare në punë në organet e drejtësisë të asaj kohe.

Në Janar të vitit 1986 kam filluar punë si drejtues i rinisë në Tiranë dhe ky fakt është i dokumentuar. Ndërkohë, janë të pavërteta pretendimet e një zonje për dhunë ndaj saj dhe vëllait të saj në një proces penal të kohës. Sa unë jam në dijeni, kjo çështje penale është gykuar dhe përfunduar në fundin e vitit 1986, periudhë kur unë nuk isha më pjesë e sistemit të drejtësisë. Të gjitha këto fakte të cilat jam i detyruar t’i ndaj sot me publikun, më bëjnë të ndihem i keqardhur për mënyrën se si dy individët që kanë ngritur akuza ndaj meje janë keqpërdorur nga porositësit e tyre. Dhe në të njëjtën kohë, jam i befasuar edhe nga mënyra që opozita ka zgjedhur për të përdorur historitë e dy emigrantëve, të cilët i ka kthyer në dëshmitarë të rremë, për të provuar një akuzë të rremë, në sallën e gjyqit të rremë të organizuar në selinë e re të Partisë Demokratike.

Për ata të cilët më njohin sado pak personalisht, por me siguri edhe për shumicën e opinonit publik që ndër vite është njohur me punën dhe qëndrimet e mia, do të ishte e panevojshme që sot të deklaroj se nuk kam ASNJË lidhje me sa pretendohet kundrejt meje. Edhe pse në qytetin e Krujës unë dhe familja ime jetuam për shumë pak kohë, jemi pritur bujarisht dhe kemi gëzuar respekt. Banorët e Krujës dinë gjithashtu mirë edhe se çfarë përfaqësojnë personat apo rastet e sipërpërmendura. Dëshiroj të jem i qartë dhe i sinqertë me të gjithë : natyra ime si person, edukimi im familjar dhe ai profesional, i gjithë formimi im në tërësi, nuk ka patur, nuk ka dhe kurrë nuk do të ketë ASNJË lidhje me dhunën e çfarëdo lloji qoftë ajo. Gjithçka ëshë thënë e komentuar këto ditë, janë thjesht SHPIFJE të ulëta në funksion të fushatës politike të ndërmarrë kundër meje. Më thellon keqardhjen edhe fakti se kryetari i ri i partisë më të madhe opozitare, ripërtyp në publik akuza e shpifje të moçme të shefit të tij politik, në adresë të familjarëve të mi. Këto akuza e shpifje i kanë kaluar të pesëmbëdhjetë vjetët dhe e kanë marrë përgjigjen më shumë se një herë. Ato riaktivizohen sa herë më besohet një detyrë me rëndësi, njësoj si herën e fundit gjatë kryerjes së funksionit të kryetarit të komisionit parlamentar të Reformës në Drejtësi. I kujtoj liderit të Partisë Demokratike dhe i mësoj kryetarit aktual të saj, se në tetor 2010 kam bërë një deklaratë në Parlament lidhur me baltën e hedhur në mënyrë sistematike ndaj meje dhe e kam ftuar publikisht qeverinë apo grupin parlamentar të Sali Berishës të hetojë për çështjen në fjalë dhe akuzat lidhur me personin tim.

E kam ditur atëherë, sikurse e di edhe sot, se për kundërshtarët e mi akuzat e tyre publike janë pjesë e lojës së ulët politike. Sa herë flasin me mua në Parlament, sigurisht në ambiente pa kamera, më thonë se nuk duhet t’i marrë seriozisht e as të shqetësohem, pasi në fund të fundit kjo është politika. Parimi makiavelik sipas të cilit “qëllimi justifikon mjetin” qëndron në themel të propagandës së Partisë Demokratike. Pavarësisht se jam i bindur se kjo deklaratë dhe këto sqarime të miat nuk kanë për të ndryshuar mendjen, e aq më pak metodat e punës, së atyre që nuk ngurojnë të luajnë këtë lojë të dëmshme për vendin, unë zgjodha të jem transparent me publikun. Thellë thellë, besoj se ka vetëm një mënyrë shterruese që unë t’i përgjigjem kësaj ofensive të çartur balte. Të bëj vetëm atë që unë di të bëj më mirë. Të punoj me ndershmëri e profesionalizëm çdo ditë në shërbim të vendit tim, në respekt të kushtetutës, ligjeve dhe njerëzve. Të kryej detyrën që më është besuar me pasion qytetar dhe vendosmëri të plotë, për të çuar përpara përpjekjen e madhe që është bërë në këto tre vite, për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, në shërbim të qytetarëve.

Koha është vlerësuesi që nuk gabon kurrë !

FATMIR XHAFA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

artemisa21/03/2017 15:44

turp shume, turp dhe behet minister i brendeshm, duke e pranuar vet qe ka fshehur te verteten qe ka qene kriminel

Ladi21/03/2017 03:07

Hetues Fatkeqi se Fatmir nuk behet dot, thote qe nga 1986 ka qene drejtues I rinise ose kokretisht Sekretari I Pare I Rnise , por Fatkeqi e llogarit kohen prej 1 Janar 1986. Edhe ketu Fatkeqi nuk thote te verteten pasi Fatkeqi zevendesoi shokun Pellumb Hitaj ne kete detyre ne Shtator 1986, mbasi beheshin konferrncat e organizatave te Partise diktatoriale dhe Rinise pasuese , si rasti I hetuesit Fatkeqit. Persa I perket kamzhikut dhe tortures ato ti bente hetuesi Shoku Fatkeq, ushtar I diktatures se proletariatit, dhe ishte apo nuk ishte ne strukturen e Ministrise se Brendeshme , eshte loje fjalesh Fatkeq, se duke perdorur drurin dhe kerbacin dhunonit dhe masakronit njerezit. Mos na bej te ndershmin Fatkeq , pasi mbas trafikut te tet vellai ishe ti. Sa e sa leter porosi Kane ardhur per tet vella ? Perse nuk vepron prokuroria , por merret

Hyso20/03/2017 23:22

Brezi yne e di mire si kane qene hetuesit ne kohen e diktatures dhe pa pike turpi genjen. Hetusi i famshem Hanaj ne hetusi bente tortura naziste. Te pa imagjinushme. Vetingun ta fillloje nga vetja ky monster..... I

Logjika20/03/2017 20:57

Enveri ka vdekur prill 1985. Ceshtja penale ka nisur menjehere pas vdekjes se tij. Beni vete llogarite. Deri ne dhjetor 1985 ngelnin dhe 8 muaj.

folk20/03/2017 19:14

Shoku Fatmir, ti ke qene edhe me pare minister dhe askush nuk u more me ty.Pra erdhi koha, qe eshte vleresuesi me i mire dhe qe nuk gabon kurre.Pra erdhi koha e ketij vettingu qe e trumbetoni me te madhe, qe ti je i pari,qe duhet te largohesh per zullumet qe ke bere.Ja ky eshte vetting.Per nje vit e gjysem si hetues, ti me doren tende si nje njeri i bindur i atij sistemi ke marre ne qafe plot njerez, se nuk eshte nje dite e gjysem por mbi 550 dite.Nuk jane pak?!!Ja pra koha, vleresimi,gabimi dhe vettingu.

laduti20/03/2017 19:09

Me me flet ky me ndonje katunar qe mund te besoje te pavertetat e tij. Dihet boterisht qe ne Shqiperine e deri viteve 90 hetuesia dhe hetuesit kane qene pjese e Ministries se brendeshme dhe e sigurimit te shtetit. Torturat me te tmershme vec hetuesve askush tjeter nuk I ka kryer. Mire do ishte te pyesnit me kete rast vjehrin e Arben Ahmetajt shokun Ziqiri Mancka qe ka kryer detyren e hetuesit ne disa rrethe te vendit nese keta felliqesira kare kryer apo Jo tortura cnjerezore qe UA Kane kaluar edhe atyre te nazizmit

Qytetar20/03/2017 18:59

Po vellain trafikant pse nuk e permend Shoku Xhafa plus qe keni qene sigurims dhe hetues ne sistemin me te eger diktatorial , dhe tani kerkon te mbulosh shume te verteta te hidhura qe ke bere ti me reagimet e tua prej sigurimsi -dhe hetuesi i regjimit te E .Hoxhes qe vrau , preu e internoi popull te pa fajshem .

veriu20/03/2017 18:53

Puns me prodhim 6 muj ky thot nga qeshor 1984 deri dhetor 1985 kush me jep pergjigje sa muj bajn?

Drini20/03/2017 18:04

Leri brockullat, kush te beson ti!

roshi20/03/2017 17:53

torturat hetuesit i benin o kokra llumit, tani e hape gojen pas dekretimit,se ta hodhi edhe nje kocke ty i shkalluari per sherbimin "e bukur"qe i bere me reformen e sorosit!

maksut20/03/2017 17:40

Pse perdridhesh o fatkeq ? NUk te akuzuar njeri per sigurims , por te kane akuzuar se ke qene hetues politik. Ke qene apo jo hetues politik ?

Skeni pare gje akoma20/03/2017 17:40

Pra paske qene heutues deri ne dhjetor 1985, pra i bie fillimi i 1986, qe perkon me deshmite e te keqtrajtuareve nga Fatmiri i Rililindur. Por hetues do te thoshte shume ne ate kohe, kjo nuk kish rendesi ku ishe prane Ministrise apo prane policise, por gjithesesi nami i ketyre hetueseve njesoj ishte dhe eshte per ata qe e mbajne mend. Po ashtu keta hetues kane hetuar si krime politike dhe ordinere dhe i bie qe Xhafa te jete njeri perej tyre. skeni pare gje akoma

Fatmir20/03/2017 17:35

..ke te drejte Ti derisa nuk ka demokraci reale dhe sistem politik demokratik.Ti dhe shume si Ti duhet kalbur neper burgje per te qetesuar sadopak ndergjegjen e ketij populli qe e ropet dhee sakatuat ne mynyren me mizore.Ti je Kriminel.

Miku i Liut20/03/2017 17:27

Tani se ka qene viti 1985 apo 86 kjo i ngelet per tu sqaruar nga personat qe te kane akuzuar me DETAJE se si qendron e verteta, po per VELLANE TRAFIKANT nderkombetar KOKAINE mos e ka harruar RASTESISHT pa permendur o KELUSH I KUQ i Enverit ?!

Shto koment

Denonco