VIDEO/ ‘Ti jevgu, prit aty’ Erion Veliaj bëhet lëmsh me historinë e fëmijës në spital

VIDEO/ ‘Ti jevgu, prit aty’ Erion Veliaj bëhet lëmsh me historinë e fëmijës në spital

15:19, 20/03/2017

Fotoja e famshme e Erion Veliajt me fëmijën rom në krahë në dalje të spitalit, provokoi debat, kur u shpërnda për mediat. Vërtet ishte prekur Veliaj nga fëmija me këmbën e thyer, apo kjo ishte një tjetër skenë teatrale, që ai të dukej njerëzor dhe i dhimbsur, siç ia kërkonte detyra?

Pamja ishte perfekte. Nga mimika, dukej sikur Veliaj po e përjetonte vetë dhimbjen e këmbës së thyer të Elidonit të vogël. Përtej, dera e hapur e makinës së ministrisë, për romin e vogël.

Perfeksioni në foto, ngjallte dyshime nëse meraku i Veliajt ishte si do të dilte poza në atë moment, apo vërtet ai ishte prekur nga fatkeqësia e fëmijës dhe diskriminimi në spital?

Veliaj e tregoi edhe njëherë sot historinë.

Për shkak të një konflikti të ri me romët, që shisnin tek tregu pranë spitalit, e përdori edhe njëherë Elidonin. Por në vend të thoshte se fëmija kishte thyer këmbën, tha që kishte thyer dorën.

Para tij ishin kamerat që transmetonin direkt, dhe sytë e Edi Ramës që e ndiqnin. Të pranishmit nuk e kuptuan gafën e Veliajt, ndërsa për këtë të fundit pak rëndësi ka. Si këmba e thyer, si dora e thyer, fëmijën si mish për top po e përdor, sa herë që e kërkon nevoja. /Lapsi.al

Video më poshtë:


Erioni dhe Elidoni. by lapsi-al

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment