Rrahja e Lesit, deputetja e Mirditës indinjohet me Ramën: Lidhi zagarët e krimit! Ndok Lesi

Rrahja e Lesit, deputetja e Mirditës indinjohet me Ramën: Lidhi zagarët e krimit!

13:09, 20/03/2017
A+ Aa A-

 

Sulmi i rëndë ndaj një protestuesi të PD-së, Ndok Lesit nga Rubiku, e ka indinjuar thellë deputeten demokrate të Mirditës Albina Deda. Në një deklaratë publike, Deda i është drejtuar direkt kryeministrit Edi Rama si urdhërues i atij sulmi:

"Si deputete e Mirdites ne Kuvendin e Shqiperise jam e indinjuar thellesisht dhe shpreh protesten time ndaj nje akti kriminal te ndodhur ne Rrasfik te Rubikut mbremjen e dites se premte.

Qytetari 62-vjeçar Ndok Lesi, njeri i nderuar dhe anetar e aktivist i PD-se, eshte goditur nga banda te maskuara prane baneses se tij duke i shkaktuar plage te renda e duke i rrezikuar seriozisht jeten.

Z. Lesi eshte qytetar model dhe aresyeja e vetme e sulmit eshte aktiviteti dhe perkatesia e tij politike.

Ai eshte kercenuar me jete per te mos marre pjese ne protesten ne Sheshin e Lirise te cilen e ka frekuentuar rregullisht.

Kjo dhune e hordhive kriminale te njohura sistematikisht ne raste fushatash elektorale nuk eshte akt i izoluar, por praktike e zakonshme e Edi Rames.

Si deputete, demokrate e si mjeke i drejtohem sot publikisht me akuze vete Edi Rames, ketij inspiruesi frekuent te terrorit politik banditesk:

Bej kujdes se nuk je zoti te luash me jeten e qytetareve!

Te neveris ty dhe bandat e tua te droguara e te paguara dhe ne rastin me te vogel do pergjigjesh!

Demokratet e qytetaret e Mirdites nder breza nuk i kane nenshtruar pashallare e diktatore, e jo me nje monster paranojake si ju!

Hiq dore nga krimi e provokimi i qytetareve, lidhi dhe shkeputu prej zagareve te krimit ose priti vete pasojat e padurimit!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco