Nikoll Lesi zbulon dy fytyrat e Edi Ramës, me mediat

Nikoll Lesi zbulon dy fytyrat e Edi Ramës, me mediat

10:42, 20/03/2017
A+ Aa A-

Media e Nikoll Lesit, i është “përveshur mirë” Edi Ramës ditën e sotme, për sa i përket dy standardeve që ai përdor kundrejt mediave në vend. Nëpërmjet një analize zbulohet, dyfytyrësia e kryeministrit kundrejt gazetarëve dhe mediave të ndryshme në vend.

Sipas botuesit të “Koha Jonë”, Rama ka nevojë të mos dëgjojë e darkojë me pronarë mediash, ku mediat e tyre i kanë kthyer në zyra pazaresh  dhe përfitimi nga qeveria në mënyrë të paligjshme. Nga ana tjetër edhe në monologun e të dielës, gjysmën e kishte kundër mediave kundër apo portaleve që nuk i kontrollon dot. Ndërkohë nuk tha asnjë kundër krimit dhe mafias. Vetëm një muaj më parë Lesi në një analizë të tijën, shkruante se në situatën e sotme politike, menjëherë pas nisjes së protestës, Edi Rama ndodhet në pozicionin “Shah mat”. Ndoshta është kjo arsyeja se përse ai ka intensifikuar sulmet ndaj medieve kundërshtare, paralelisht me favoret për ato që i shërbejnë.

Shkrimi i plotë; Kryeministri nxit komentuesit kundër analistëve dhe gazetarëve

Kryeministri Rama komenton, dialogon dhe shkruan me simpatizantët e tij. Është normale në epokën digjitale. Natyrisht që ai ka një staf të madh që ia menaxhojnë profilin e tij në Facebook. Deri këtu prapë mbetet normale, sepse kryeministri nuk ka kohë të merret me të gjitha. Ka plot komente që fshihen (delete) të cilat nuk i pëlqejnë Ramës, ka të tjera të cilat ai gjen kohë ti komentojë. Edhe kjo normale. Por që kryeministri të vendosë në krye të sms-ve apo komenteve dhe ta lërë kastile gjithë ditën, një koment fyes e denigrues për gazetarët, bile me fjalor aspak dinjitoz për cilindo qytetar të thjeshtë, e jo më për kryeministrin, tregon se urrejtja për njërëzit e medias ka kapur tone shqetsuese. Aq me tepër që vetë Edi Rama ka qenë ndër vitet 1992-1997 analist në median “Koha Jone” dhe nuk është se ia ka kursyer tonet e sulmit ish-presidentit të asaj kohe Sali Berisha.

Shikoni komentin e mëposhtëm të komentuesit në profilin e kryeministrit të Shqipërisë, të cilin e ka vendosur në krye dhe qëndron aty stoik, si koment:

Vladimir Koçi: Mos dëgjo (i drejtohet Ramës) analistët, opinionistët, politikanët, zagarët, tradhtarët apo pisët… ec përpara dhe bëje këtë vend ta kenë zili vendas e të huaj. Bravo Edo….

Edi Rama: Unë kam kohë që s’i dëgjoj, po shqetësohem për ju që i dëgjoni! Respekt.

Ky është dialogu që Edi Rama ka  lenë në krye të komenteve të profilit të tij zyrtar.

Edi Ramën duhet dikush ta këshillojë se kështu nuk shton pikë, por përkundrazi. Ka plot analistë, gazetarë, etj që nuk janë dakord me kryeministrin. Prapë normale në një shoqeri të lirë. Ka që mashtrojnë dhe që sajojnë për kryeministrin. Kjo nuk është normale. Por jetojmë në një shoqeri në zhvillim dhe duhet durim. Sidomos nga kryeministri i vendit. Nëse lenë nervat dhe i ikën durimi kryeministrit, atëherë si mund të mbajnë nervat një popull që jeton mes skamjes dhe dëshirës për të qenë në mirëqenie.

Edi Rama do të bënte me mirë që disa media të mos i trajtojë me leje ndërtimi dhe leje kioskash, kurse të tjerat i lufton, do të bënte mirë kryeministri të çonte në parlament ligjin për median e portaleve, natyrisht jo me tendenca kontrolluese, por monitoruese dhe ku ligji të jetë mbi të gjithë. Rama ka nevojë të mos dëgjojë e darkojë me pronarë mediash, ku mediat e tyre i kanë kthyer në zyra pazaresh  dhe përfitimi nga qeveria në mënyrë të paligjshme. Edi Rama nuk kishte pse gjysmën e fjalimit të sotëm e ka me shumë kundër mediave kundër apo portaleve që nuk i kontrollon dot. Kishte kundër mediave , por nuk kishte kundër krimit dhe mafias.

Kryeministri edhe punon. Nuk është siç e përshkruajnë disa. Por prapë e drejtë e medias të tregojë pjesën e medaljes ku nuk punohet, ashtu sikurse disa tregojnë anën tjetër të medaljes ku duket “dielli Rama”. Por nuk  mundet të përdorë fjalor urrejtje ndaj medias. Apo të reklamojë pjesën e pisët populiste antimedia. Endri Fuga, këshilltari i kryeministrit, nuk duhet t’i thotë vetëm se “mirë ua bëre!”, por edhe ti sugjerojë të jetë i kujdesshëm.

Kryeministri nuk duhet të flasë me forcën e pushtetit, por të arsyes dhe durimit. Edhe të Edit, të dikurshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Trapi20/03/2017 15:11

Trap une ,trap ky popull,maskara une debil ky popull,mjere ne qe jetojme me kafshe.provova nje here droge te lehten,isha mbret nuk pirdhja per njeri,ata qe shikoja me dukeshin jo dele por gomere,si une nuk kishte njeri,ate qe me thoshte mendja do behej me hire a me pahire,jo me te jeshe dhe i veshur me pushtet.po them qe ne gomeret kemi vene mbivete ca idjot demek te zgjuar te na drejtojne,te cilet na rrjepin e pasurohen per vehte e ne vuajme,mire bejne,por harrojne qe gomeret kane pjell ca kerrica te cilet jane shkolluar dhe do tu a hane koken,te presim ,e sigurt qe do te ndodhe.nje budalla thone i pasur quhej E. Dantes ose k.m.montekristo thoshte,Rroni dhe shpresoni. Zoti e realizofte,....

Shaba20/03/2017 12:46

O Nikoll, cili eshte Edi i dikurshem, se na plaset me kete Edin e dikurshem qe na qenka tjetersuar sot? Ai qe dhunonte, perdhunonte dhe divorconte grate??!!!! Zakonisht edhe me i egri, edhe me i ndyri ne jete, kur behet kryeminister i vendit ndryshon per mire, ndersa ky ndyresire nga i ndyre eshte bere qelbesire fare. Apo nuk e thua dot hapur dhe i mban pak anen??

Protesta20/03/2017 11:54

Dhe lesi i televizorit ka me shume dinjitet se ky lasi jone

Shto koment

Denonco