Dosja 'Shullazi' dhe lidhjet me të, Saimir Tahiri prej 3 ditësh i thirrur nga prokuroria

Dosja 'Shullazi' dhe lidhjet me të, Saimir Tahiri prej 3 ditësh i thirrur nga prokuroria

10:19, 20/03/2017
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dërguar fletëthirrje për në gjyq, ish-ministrit Saimir Tahiri.

Tahirit i kërkohet të dëshmojë për rastin e Emiljano Shullazit, për mënyrën sesi i ka mësuar kërcënimet që Shullazi i ka bërë rektorit Mynyr Koni dhe rektorit Dhore Kule gjatë procesit të zgjedhjeve në universitete dhe se ç’masa mori për këtë çështje.

Burime për SYRI.net kanë bërë të ditur se Tahiri ka 3 ditë që është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që të dëshmojë për lidhjet e tij me bandën e Emiliano Shullazit.

Tahiri prej sot nuk është më ministër i Brendshëm. Presidenti Bujar Nishani firmosi sot shkarkimin e tij dhe emërimin e ministrit të ri Fatmir Xhafaj.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Protesta20/03/2017 11:58

Cte thote sajmo qorri ai breke e bythe me shullazin ishte e shpetoi dhe ne disa raste qe i di vete e tashti nuk shkon ne prokurori sajmo qorri e ka vendin brenda me gjithe shullazin

Shto koment

Denonco