FOTO/ Skandalet financiare të Manastirliut. Pagesa fiktive për spitalet private dhe abuzime me tendera

FOTO/ Skandalet financiare të Manastirliut. Pagesa fiktive për spitalet private dhe abuzime me tendera

15:26, 13/03/2017
A+ Aa A-

Ministrja e re e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka një CV të mbushur me skandale të rënda financiare, gjatë kohës që ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Njeriu, që tashmë do të drejtëojë shëndetësinë shqiptare është akuzuar zyrtarisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për abuzime në tendera publikë, por edhe mashtrim financiar duke kryer pagesa fiktive për spitalet private nga buxheti i QSUT.

Pagesat fiktive për hemodializën

Vitin e kaluar një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjeti se Manastirliu ka bërë pagesa fiktive tek dy spitale private, ku QSUT kishte nënkontraktuar shërbimin e dializës.

“Nga auditimi konstatuam se nuk ekzistonte asnjë regjistër apo qoftë dhe ndonjë evidencë ku të evidentohej numri i pacientëve dhe të dhënat mbi gjendjen e tyre, e domosdoshme për të ndjekur nivelin e seancave të realizuara dhe faturimin e shërbimit nga spitalet e kontraktuara,” denoncon KLSH.

Në vitin 2012 për shkak të mungesës së kapaciteve në spitalin shtetëror, QSUT nënshkroi një kontratë me dy spitale private, Spitali Amerikan dhe Hygea, të cilët duhet të ofronin shërbimin e dializës për 166 pacientë. Deri në vitin 2013, spitalet private kanë ofruar shërbimin e dializës për 166 pacientë ashtu sikurse parashikohej në kontratën fillestare. Por pas këtij viti, kur në krye të KLSH erdhi Manastirliu numri i pacientëve është rritur me shpejtësi.

“Nga auditimi konstatohet se deri muajin Maj 2014 janë trajtuar jashtë numrit të përcaktuar në kontrata dhe të pa miratuara gjithsej 166 pacientë ose në vlerë mesatare 24.178.232 lekë mbi vlerat aktuale të kontratave,” thotë KLSH.

 

Tenderi i mirëmbajtjes

Por ai i pagesave fiktive nuk është denoncimi i vetëm ndaj manastirliut. Një tjetër skandal i denoncuar nga KLSH është dhe ai i tenderit për mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore në QSUT të sjella nga kompania Siemens.

Sipas KLSH mirëmbajtja e aparaturave duhet të kryhej nga vetë QSUT, por në vend të kësaj Manastirliu e nënkontraktoi këtë shërbim tek një kompani private duke paguar rreth 800 mijë dollarë.

"Si rezultat i këtij veprimi/mosveprimi, QSUT rezulton të ketë shpenzuar fonde publike pa efektivitet deri në përfundim të auditimit në vlerën 59 milionë e 751 mijë lekë," shkruhet në raportin e KLSH.

Institucioni më i lartë auditues fillimisht kërkoi ndjekje penale për Manastirliun, por më pas masa u ndryshua në kërkesë për largim nga puna drejtuar kryeministrit Edi Rama. Por në vend të shkarkimit, Rama po i beson Manastirliut një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, atë të shëndetësisë. 

SYRI.netImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar13/03/2017 16:36

Dhe zorraxhiu kerkon tja hedhi me kte hajdute ,ku e ke shendetesine falas 300 mij vende pune ku e ke uljen e enegjise elektrike ku ku ku jane shume , po zhdukjen e droges ku e ke se bere shou me lazaratin dhe mbushe Shqiperine , dhe Europen me droge made in Albania. Jep doreheqjen te krijohet qeveri teknike e te zhvillohen zgjedhje te lira .

tini13/03/2017 16:18

KLSH ka nxjerre shkelje te shumta ne kontrollin e QSUT . Ka patur skandale te medha te cilat nje pjese jane mbuluar me para dhe nderhyrje. Ogerta eshte Ilir Beqja ne kub , persa i perket korrupsionit. Ajo nuk e pyeste fare Beqen , pasi njera ishte nona e tjetra baba e korrupsionit ne shendetsi . Kush te vidhte e krijuar favore mu shume per vete dhe firmat qe i rrethojne.

folk13/03/2017 16:14

Bravo kjo do ta coj me perpara mjeksine.Kete mandat u realizua mjekesia falas nga rilindja.Po te fitoj edhe nje mandat tjeter lume ata qe do te shtrohen ne spital se edhe do te paguhen.Ore...,nuk besoni qe mjekesia eshte falas?Pa me thoni kush i semur jep lek? Asnjeri! Leket i japin te afermit.Ja pra qe i semuri nuk paguan dhe kjo quhet mjekesi falas.Suksese ne jete.

Shto koment

Denonco