Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

FAKSIMILE/ E frikshme! Zbulohet vendimi i fshehtë i qeverisë për importin e tranzitin e lëndëve kimike

FAKSIMILE/ E frikshme! Zbulohet vendimi i fshehtë i qeverisë për importin e tranzitin e lëndëve kimike

13:12, 07/03/2017
A+ Aa A-

Thellohet edhe më tej skandali ende i pazbardhur plotësisht, i zbuluar nga mediat italiane për groposjen në vendin tonë të mijëra tonelatave mbetje të rrezikshme kimike.

Ndërkohë që opinioni publik “flinte” i qetë pas bllokimit në Kuvend të ligjit të mbetjeve të miratuar por të kthyer nga presidenti, Rama ka bërë në fshehtësi të plotë atë që ka pasur vetë në dorë.

Ai ka firmosur një vendim qeverie, pikërisht për “Lëndët e rrezikshme kimike”, duke dhënë kështu visto dhe ligjshmëri për importin dhe kalimin e tyre transit në vendin tonë. Sipas burimeve të SYRI.net si shumë VKM të tjera, edhe kjo që është firmosur në fund të muajit Shtator të vitit 2016 (periudhë që përkon me dyshimet e zhdukjes së kotenierëve shumë të përfolur) është marrë pa diskutime dhe pa praninë e gjithë ministrave në mbledhje.

Në një intervistë të dhënë ditën e djeshme për gazetën “Shekulli”, ambientalisti Sazan Guri ka deklaruar se gjatë muajit Shtator, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me firmën e kryeministrit Edi Rama, për tranzitin e mbetjeve radioaktive. Syri.net pas kësaj indicie ka mundur të sigurojë vendimin e plotë qeverisë, i mbajtur i fshehtë për publikun dhe shoqatat e ambientalistëve shqiptarë.

Bëhet fjalë për VKM e datës 21 Shtator të vitit 2016 (shih foton), “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”.

Materiali i firmosur nga kryeministri Rama është tejet i gjatë dhe mjaft i koklavitur, mes kapitujsh e pikash, konventash ndërkombëtare etj. Por ajo që mund të lexohet qartë është, se vendi ynë për herë të parë lejon importin dhe eksportin e  lëndëve dhe  mbetjeve të rrezikshme të të gjitha llojeve.

Gjithashtu në këtë vendim qeverie, i hapet rrugë edhe kthimit të vendit tonë si vend transit, për këto lëndë të rrezikshme. Pikërisht me “lojën e transitit”, mediat italiane kanë ngritur ditët e fundit dyshime dhe akuza, se Ekomafia italiane ka groposur në vendin tonë gjatë fundvitit të shkuar më shumë se 1300 kontenierë të mbushur me lëndë të rrezikshme kimike.

Në këtë vendim, hartuesit janë kujdesur që për një pjesë të mirë të operacioneve import-eksport të dhjetëra lëndëve të rrezikshme kimike dhe radioaktive të rruhet fshehtësia e plotë nga publiku, media dhe shoqatat ambientaliste të interesuara. Kështu në kreun X të kësaj VKM-je, pika 2, shkruhet; “Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar mbron informacionin konfidencial, që merr nga një palë apo shtet tjetër, siç është rënë, reciprocikisht, dakord”.

Pyetja e parë që bëhet është; Përse kryeministri është kujdesur më anë të një VKM-je që për një biznes të rrezikshëm si ai me lëndët e rrezikshme kimike, me ndjeshmëri të lartë për publikun, të vendosen barriera informimi dhe transparence?

Por ajo më e rëndësishmja është; A ka lidhje kjo VKM me skandalin e sapo shpërthyer përtej detit për zhdukjen e 1300 kontenierëve, pikërisht me mbetje të rrezikshme kimike?

Në ditët në vazhdim, Syri. net do japë informacion më të detajuar për këtë Vendim të qeverisë Rama dhe çfarë fshihet në teknikalitetet e tij, në funksion të “ligjërimit” të veprimtarisë miliardëshe në euro, të Ekomafies.

SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    emigranti10/03/2017 20:04

    un personalisht jam kunder ardhjes se mbetjeve te rrezikshme si dhe dhenien e koncesioneve te huajve pasurit kombetare por nje gje nuk kuptoj tek kjo propogand politiko-ambjentaliste si grupi i sazan gurit 1300kontenier nuk jan 1300karroca dhe dikush do ti ket pare keshtu nuk duhet te behet zhurm kot kur ska fakte te besueshme

    lola07/03/2017 22:50

    duron ky popull

    Feri07/03/2017 20:42

    edvin ripjella eshte monstra qe kenaqet kur masakron

    Celi07/03/2017 18:57

    Kur u vendos Edvini KM (duke e njohur qe student) me rrethin tim te shoqerise jam shprehur qe: Ky do beje gjera qe mendja jon nuk arrin ti perceptoj sot Ndersa sot mbas 4-vjetesh mendoj se ende skemi pare gje akoma se cfar ka bere(Nje pjese fare te vogel pati mundesine ti shohi dhe ti shprehi intelektuali me integritet Ylli Manjani) Po mori pushtetin dhe kater vjet te tjera pak do kene mundesin te shohin se cfar do i beje ketij vendi gjelbesira per para Zoti re na ruaj O popull hap sy e vesh Intelektual te permasave si Fuga ju lutem beni detyren,eshte momenti te mos beni sehir Atdheu ne rrezik do e kthej Shqiperin ton te dashur ne tok te djegur Kontrnjeret me helm pas 10 vjetesh do ndryshken dhe nepermjet ujrave nentoksore do futen ne lumenje,nepermjet bimeve fo vijne ne pjatat e femijeve tane Ju lutem mos heshteni Mbeshteteni republiken qe po lind,tu tregojme vendin qelbesirave

    Celi07/03/2017 18:56

    Kur u vendos Edvini KM (duke e njohur qe student) me rrethin tim te shoqerise jam shprehur qe: Ky do beje gjera qe mendja jon nuk arrin ti perceptoj sot Ndersa sot mbas 4-vjetesh mendoj se ende skemi pare gje akoma se cfar ka bere(Nje pjese fare te vogel pati mundesine ti shohi dhe ti shprehi intelektuali me integritet Ylli Manjani) Po mori pushtetin dhe kater vjet te tjera pak do kene mundesin te shohin se cfar do i beje ketij vendi gjelbesira per para Zoti re na ruaj O popull hap sy e vesh Intelektual te permasave si Fuga ju lutem beni detyren,eshte momenti te mos beni sehir Atdheu ne rrezik do e kthej Shqiperin ton te dashur ne tok te djegur Kontrnjeret me helm pas 10 vjetesh do ndryshken dhe nepermjet ujrave nentoksore do futen ne lumenje,nepermjet bimeve fo vijne ne pjatat e femijeve tane Ju lutem mos heshteni Mbeshteteni republiken qe po lind,tu tregojme vendin qelbesirave

    Bekimi07/03/2017 18:00

    Te knaqet zemra kur sheh te vuaj, te vritet dhe neperkembet nje popull i cili nuk dallon dot te zezen nga e bardha. Mire t'iu bëhet. Bile edhe me keq e meritoni!!!

    Davidi07/03/2017 17:06

    O zot sa te pangopur paskan qen

    aldi07/03/2017 15:10

    mir ti behet ketij populli se ndryshe nuk merr vesh e nuk ngrihet per te kerkuar te drejtat e tyre,turp per kete qeveri

    Snoop Dog07/03/2017 14:50

    Prokuroria ska pse lodhet shume. Nje "shterngim' i vogel dhe civil drejtoreshes pergjithshme se doganave Belinda Konomi. Pavaresisht se ajo eshte "besnike' e perbetuar dhe historike e ER. Ndiq rruget e parave-follow the money-thone amerikanet. Dhe Belinda eshte si kutia financiare e Pandores per "numurat e shpejtesise" te KM me VKM-te

    krasasi tp07/03/2017 14:27

    Ja VKM e qeverise qe mereshin edhe pa u mbledhur qeverija dhe te firmosur nga ministra qe nuk ishin ne Shqiperi.Ja per keto iku z.Manjani nga qeverija dhe ju bashkua cadres.

    mut vendi07/03/2017 14:08

    Le ta bejne mut fare kete vend , qe te mbahen per keq gjithe jeten. Ketu ka marre fund cdo gje , e do bejme shtet ne . Keta e kane mendjen per te mbushur thaset me leke , pa u merakosur a vijne nga lendet kimike , kanabisi , krimi . Rrofte vettingu me gjithe lendet kimike.

    roshi07/03/2017 13:23

    po per kete vkm ju kelyshe te rilindjes cfare do thoni!,kush jane tani mashtrusit dhe felliqesirat e ketij vendi!

    Lomy07/03/2017 13:16

    Rama do varur prej veshesh ne cengel kasapi!!

    Shto koment

    Denonco