OSBE e akuzoi Ramën për 200 milionë euro: A po i pastron ato gruaja e tij Linda, me bankën e saj?

OSBE e akuzoi Ramën për 200 milionë euro: A po i pastron ato gruaja e tij Linda, me bankën e saj?

09:39, 06/03/2017
A+ Aa A-

Në fillim të muajit Shtator të vitit 2015, në media rrodhi një raport konfidencial, i mbajtur sekret deri më atëherë i misionit të OSBE-së në Tiranë. Opinioni u trondit për ato që shkruheshin aty, veçanërisht për kryeministrin e vendit, i zgjedhur vetëm 2 vjet më parë me “1 milion shuplaka”.

Raporti, i hartuar gjatë vitit 2014, pavarësisht se nuk përbënte një qëndrim zyrtar të OSBE, nuk u mohua asnjëherë nga hartuesit e tij.

Raporti, i përpiluar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE, flet për lidhje të politikanëve e anëtarëve të parlamentit me krimin e organizuar, për përfitime të tyre nga të ardhura të investuara në kompani të ndryshme apo nga biznese që i drejtojnë familjarët  e tyre. Të dhënat u referohen informacioneve konfidenciale, ato të publikuara në media apo kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks.

Pikërisht në këtë dokument, për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e një politikani dhe shtetari të lartë shqiptarë. Dhe ai është pikërisht kryeministri Edi Rama, i cili sipas tyre ka fshehur në SHBA dhe vende të tjera përmes të vëllait, Olsi Ramës, të paktën 200 milion euro pasuri. Sipas këtij raporti kjo shumë e frikshme është krijuar nëpërmjet ryshfetit me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, të cilën Rama e ka drejtuar plot 12 vite.

“Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhet e zeza në të bardhë në këtë raport.

Vetëm 15 muaj pas zbulimit për publikun të këtij raporti, media në fillim të muajit Mars 2017 zbuloi një tjetër fakt tronditës, i cili ngre dyshime të mëdha se është i ndërlidhur ngushtë me pasurinë gjigante kriminale të Edi Ramës; Lindita Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, rezulton pjesë e bordit drejtues të ABI Bank.

Kjo bankë “fantazmë” që ka drejtuar disa herë pronarë dhe gati 8 herë emrin është promovuar jo pak herë nga kryeministri Rama, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të licencës, por edhe në vlerësimin e Abi Bank me çmim në aktivitetin ‘Bleta e Artë”. 

Kjo bankë e nivelit të dytë është shfaqur në tregun financiar shqiptarë, vetëm një muaj pas publikimit të raportit të OSBE-së për pasurinë 200 milonë euro të Edi Ramës.

ABI Bank, pjesë e grupit NCH Capital, hyri në Shqipëri duke blerë bankën Credit Agricole, në tetor të 2015-ës, dhe më 4 dhjetor të po të njëjtit vit, i është dorëzuar lincensa nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, në një ceremoni ku ishin të pranishëm vetë kryeministri Rama dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu. 

“Ky investim do të jetë një nxitës i fortë i kreditimit dhe e kthen bankën e sapo licensuar në një shembull tërheqës për investitorët, që do të nxisë pastaj të tjerët të ndjekin të njëjtën rrugë. Ky investim është një ngjarje shumë e mirë për ne dhe sektorin bankar në Shqipëri”, ka deklaruar Rama atëherë. 

Por vetëm një muaj pasi ABI Bank iu dorëzua licenca, më 7 janar të vitit 2016, në Këshillin Drejtues të Bordit, Linda Rama emërohet anëtare. Ndonëse kishte vetëm një vit që vepronte në tregun shqiptar, ABI Bank u vlerësua në 2016-ën me dy çmime, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Më datë 17 dhjetor të 2016-ës, “ABI” u vlerësua me çmimin ‘’Banka më pranë komunitetit”, në ceremoninë e organizuar në ambientet e Hotel Tirana International, në praninë e Kryebashkiakut Erion Veliaj. Më datë 28 dhjetor të 2016-ës, ABI Bank është vlerësuar me çmimin “Bleta e Artë 2016” për Përgjegjësinë Sociale, për kontributin e saj në përmirësimin e jetës së komunitetit.

E gjithë kjo super reklamë që nuk është bërë për asnjë bankë tjetërnga  kryeministri i vendit fillimisht nuk ra në sy, por shumë shpejt do të ndërlidheshin gjërat.

 Pas zbulimit të zgjedhjes në postin e lartë kyç të Linda Ramës në këtë bankë, e cila është e vetmja me origjinë offshore, mediat dhe opozita u kujtua se OSB-ja nëpërmjet raportit të saj thoshte pikërisht të njëjtën gjë; 200 milion eurot e Edi Ramës janë fshehur nëpër ishujt offshorë të Amerikës.

Bankat kanë detyrim ligjor që të tregojnë të ardhurat dhe veçanërisht origjinën e kapitalit fillestar, që ka shërbyer për themelimin e tyre. Por kjo gjë nuk ka ndodhur me ABI Bank, pasi ajo ka deklaruar për primat të ardhurash një kompani offshore. Vetëm dy ditë më parë, kreu i opozitës Lulëzim Basha lëshoi akuzën e fortë se Edi Rama po uzurpon edhe Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare.

Natyrshëm kanë lindur dyshime të forta: OSBE e akuzoi Edi Ramën për 200 milion euro të grumbulluara nga ryshfeti dhe korrupsioni. Apo ja pastron Linda Rama, burrit me bankën e saj?

Fakte dhe dokumente të tjera tronditëse, priten të dalin së shpejti rreth kësaj çështje të nxehtë….

Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tarrasi07/03/2017 09:39

a do ta kapi vetingu linden k

tarrasi07/03/2017 09:38

s'keni pare gje akoma o delet e rames

A.Ballta dv06/03/2017 15:33

Po ju harruat me se e mbushi BSH Fullani? Ndersa une vetem Linden dmth Zj Lindita, dhe po beni namin. Na lini te krefim ndonje lek edhe ne. Lad Kosta shofer llaci ka qene dhe ka Sky Tower. Une me ekonomik dhe skam asnje lek ne Qipro. Plus qe une deri ne 2013 kam qene i djathte, i dedikuar. Lexoni ne shtyp se cfare kontributesh kam dhene. (blerje pikturash kryesisht) Nga 2013 e ketej te them te drejten me lindi dashuria per Edin shtatlartin dhe inteligjentin. Por tani jam i bindur se me te mund te punohet rehat. Keta ruset e mij (dmth amerikanet se harrova) jane njesha te papame. Respekte per Saliun edhe Edvinin.

banka06/03/2017 10:39

Ore nuk e kuptoni qe Edi Rama nuk pjerdh per ligje , moral , finca e etj. Ai po ben cfare i do qejfi . Prandaj inaguroi Banken Amerikane te Investimeve ne 2014 apo 2015 , per te bere palle ariu me eurot dhe usd e korrupsionit , droges etj.

Shto koment

Denonco