Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Dokumentet/ Në Durrës u futën 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme dhe nuk dolën nga Shqipëria. Ku janë tani?

Dokumentet/ Në Durrës u futën 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme dhe nuk dolën nga Shqipëria. Ku janë tani?

13:43, 01/03/2017
A+ Aa A-

Revista italiane “Pianeta Italia” ka publikuar pjesën e dytë të investigimit se si 1300 kontenierë me mbetje të rrezikshme të nisura nga Italia me destinacion në Maqedoni për t’u përpunuar, janë zhdukur në Shqipëri ku dyshohet se janë groposur.

Sot, revista italiane ka publikuar dokumentet e marrëveshjes italo-maqedonase që tregojnë rrugëtimin e kontenierëve me mijëra tonelata mbetje, të cilat do të kalonin tranzit nga Shqipëria përmes portit të Durrësit.

Image

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga komuna e Barit, kontenierët kanë hyrë në Shqipëri përmes portit të Durrësit për të kaluar tranzit drejt Maqedonisë, ku dhe do të përpunohen.

Pra, është e konfirmuar se ngarkesa ka hyrë në Durrës, por nuk ka informacion zyrtar që të vërtetojë se kontenierët të kenë dalë nga vendi ynë përmes doganës së Qafë Thanës drejt Maqedonisë sipas itinerarit të përcaktuar.

Për rrjedhojë, ka dyshime të forta se 1300 kontenierë me mijëra tonelata mbetje që nuk figurojnë në asnjë dokument dalje nga Shqipëria, mund të jenë groposur në Shqipëri dhe për këtë ka nisur një hetim anti-mafia italiane.

ImagePjesa e dytë e investigimit të revistës italiane:

Është fakt se korridori me interes për eksportin e mbetjeve në atë zonë është ai që të çon në Qafë Thanë, në kufirin Shqipëri-Maqedoni dhe prej andej në landfillin e Drislla, Shkup. Ky landfill është më i madhi në Evropë.

Kompania që ka marrë përsipër përpunimin e mbetjeve, ajo e sipërmarrësit Ferazzoli sigurisht që nuk do të investonte 73 milionë Euro për asgjësimin e mbetjeve, dhënë nga administrata e dobët dhe pa burime të mjaftueshme.

Biznesi i vërtetë, pa dyshim që të bën të mendosh se zinxhiri i eksportit nuk është vetëm nga Italia, por edhe vende të tjera evropiane. I njëjti zinxhir që tashmë është objekt i hetimit nga anti-mafia në Itali, Maqedoni dhe Shqipëri.

Një shembull për të gjithë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha gjatë fushatës zgjedhore se Shqipëria nuk do të bëhet asnjëherë vendgrumbullim i mbetjeve të Evropës. Por, në kundërshtim me veten e tij, në 2016 paraqiti një pr/ligj që lejonte importin e mbetjeve.

Në dokumentet që ne disponojmë, kontenierët do të niseshin nga Italia me destinacion Maqedoninë, tranzit në Shqipëri sipas rregullores EC nr. 1013/2016.

Nëse sot autoritetet shqiptare ndalojnë transitin e mbetjeve të huaja në territorin e tyre kurse autoritetet maqedonase heqin dorë nga fitimet e landfillit të Drislla në vend që të hapin dyert për mbeturinat italiane, është e qartë se diçka ka ndryshuar. Dhe kjo “diçka” ka ndikuar në veprimin e trafikantëve të mbeturinave. Ku janë tani 1300 kontenierë të zhdukur? Ato mund të verifikohen vetëm nëse autoritetet do të vazhdojnë hetimin. Do të presim.../SYRI.net/

Image

 

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Drama01/03/2017 17:51

E shikoni mo ja ki o "VITINGU" i Kryebanditit tone Kryemender Minister eDrames

Shto koment

Denonco