Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Ish-ministri i Jashtëm Alfred Serreqi mohon intervistën për Berishën: Nuk janë fjalët e mia

VIDEO/ Ish-ministri i Jashtëm Alfred Serreqi mohon intervistën për Berishën: Nuk janë fjalët e mia

16:11, 27/02/2017
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm, Alfred Serreqi ka mohuar kategorikisht një deklaratë të botuar në median e shkruar, që fliste për një promemorie për rrëzimin e qeverisë Meksi së vitit 1997. I kontaktuar me telefon nga TemA TV, Serreqi tha se nuk ishte shprehur në ndonjë gazetë për rrëzimin e qeverisë “Meksi” dhe se e përgënjeshtron këtë lajm.

Në datën 20 shkurt 2017, “Gazeta Shqiptare” botoi artikullin me titull “Intervista/Ish-ministri i Jashtëm: Shkëputja nga PD në 1997, Berishën do e gjykojë historia”. Mes të tjerave në artikull citohej Serreqi teksa deklaronte se “Ne kërkonim atë që kemi shkruar në promemorie, që të rrëzohej qeveria që ishte në ’97-ën, si një shans për të rihapur një debat publik, një tavolinë politike le ta quajmë kështu, një bashkëqeverisje edhe me palët e tjera. Në fakt, kjo gjë u bë, por u bë me vonesë.

E bëri Berisha, por e bëri me vonesë. Kjo ishte e para. Së dyti, që personazhi i presidentit të mos futej më në skenën partiake. T’i ktheheshim një shteti institucional që presidenti duhet të rrijë mbi palët dhe jo siç u angazhua me një palë. E treta, duhej të gjendej një zgjidhje, qoftë edhe provizore që kishte të bënte me problemin financiar, pasi njerëzit kishin humbur paratë dhe kishin dalë në rrugë”.

Por në lidhje me këto fraza Serreqi tha për TemA TV se nuk po gjente gjuhën me atë redaksi, për të botuar një përgënjeshtrim, pasi nuk kishte deklaruar një gjë të tillë dhe për këtë shkak përgënjeshtrimin do ta botojë këtë të martë në një tjetër të përditshme. Serreqi tha se “Nuk është e vërtetë intervista në gojën time, ajo që është botuar një javë përpara nuk është e imja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco