FOTO/ Basha me lëvizje të re politike

FOTO/ Basha me lëvizje të re politike

15:26, 27/02/2017
A+ Aa A-

Në kampin e djathtë kanë nisur përpjekjet për të krijuar një lëvizje të re në Shqipëri, me qëllim shkëputjen nga politika 27-vjeçare që ka zhgënjyer qytetarët.

Të paktën kështu shkruan sot gazeta “Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i shtypit i PD-së, sipas së cilës brenda opozitës po gatuhet një lëvizje e re që quhet “MAGA” (Make Albania Great Again), që rezulton të jetë si slogani “Make America Great Again” që Donald Trump zgjodhi gjatë fushatës presidenciale.

Ndonëse ka shumë pak informacione për këtë lëvizje, RD-ja në artikullin e saj përmend vetëm qëllimin kryesor, atë të largimit të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, për të cilën PD po proteston prej 10 ditësh përpara kryeministrisë.

Shpresat e demokratëve janë varur te disa kongresmenë dhe senatorë amerikanë, që sipas RD-së, do të lobojnë në Uashington që kërkesat e opozitës shqiptare të arrijnë në nivele të larta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Regi 28/02/2017 20:37

Albania ka qen e madhe vec ne 2 mars 1444 ku princi Gjergj astrioti bashkoj gjith principatat Iliro-Arberore...nqs basha do percoj vertet fryme ne popull do jete nje shprese per gjith k'te vend

Arber28/02/2017 07:40

Shqiperia nuk ka qene kurre e madhe qe ta bejme prape. Nese i referohet viteve te Sales,....aman mos prape. Dakort qe rame nga shiu ne bresher, por mos na thuaj se ishim "Great" atehere. Kjo MAGA me duket me teper si levizje deshperimi. NUk ka kellqe, nuk ka stature Basha per gjera te tilla, eshte i konsumuar, hipokrizia nuk pi me uje, sepse eshte bere si ajo peralla me ujkun, eshte therritur ujku me shume se dy here, e u talet me popullin, tani nuk vjen me njeri per ndihme, mendojne se eshte shaka.

Al-eye27/02/2017 18:29

Nqs LulzimB eshte Sorosjan atehere eshte ERAma po , pse nuk thoni qe atdheu qenka i pa Shprese

Sinan27/02/2017 16:53

E kur ka qenë Great Albania?!

O27/02/2017 15:56

Maga do te thote malaga

ilir deri ne vdekje27/02/2017 15:55

Pirdh pirdh se lirohesh e kuptoni ju se luften se duan as militantet tuaj se jane bere milionier dhe hajdutet keta do godasin te paret

altini27/02/2017 15:38

Shqiperia nuk behet e madhe me fjale, por me vepra. Po ashtu nuk behet e madhe ne gjuhe te huaj, por ne gjuhen per te cilen kane dhene jeten sa e sa njerez te ditur dhe te thjeshte. Keshtu behet e madhe Shqiperia.

krasasi tp27/02/2017 15:28

Ku nuk i shkon mendja Sorosit dhe soroisteve shqiptar.Ra establishmenti ne Amerike, te ruajme periferine strategjija e re sorosiane.Si ne Revolucionin Kulturor Kinez.Fshati te rrethoji qytetin.

Shto koment

Denonco