Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Meta paralajmëron Ramën: Transparencë për reformën dhe vettigun

Meta paralajmëron Ramën: Transparencë për reformën dhe vettigun

13:57, 27/02/2017
A+ Aa A-

Situata aktuale politike në Shqipëri ka qenë në qendër të diskutimit mes kryeparlamentarit Ilir Meta dhe dy bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly.

Kryeparlamentari Meta vlerësoi punën e Raporterëve dhe bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ndërsa theksoi se situata aktuale politike në vend kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët.

“Duhet transparencë maksimale për zbatimin e besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të ligjit të Vetingut. Transparencë për implementimin e procesit të dekriminalizimit dhe për garantimin e standardeve më të larta bashkëkohore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të qershorit”, apelo Meta.

Ilir Meta tha se  vendi kërkon një klimë konstruktive dhe të përgjegjshme politike.

“Shqipëria ka nevojë për një klimë konstruktive e të përgjegjshme politike që rrit kredencialet demokratike të vendit. Klima bashkëpunuese përshpejton hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian” u shpreh më tej Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari i merzitur27/02/2017 15:29

O KUQEDER E SHQIPERISE O HENGESH KOKEN TEDE TE KA HY TARTAKUTI I VDEKJES TE HUPTE FARA

Shto koment

Denonco