VIDEO/ Kush është spanjolli që ndezi çadrën e opozitës dhe iu drejtua personalisht Ilir Metës

VIDEO/ Kush është spanjolli që ndezi çadrën e opozitës dhe iu drejtua personalisht Ilir Metës

19:08, 26/02/2017
A+ Aa A-

Çadrës së opozitës pasditen e sotme iu bashkuan edhe të rinjtë e së djathtës gjermane dhe asaj europiane.

Paul Ziemak kryetar i të rinjve të partisë gjermane Kristian-Demokrate të Angela Merkel dhe Havier Hurtado Mira kryetar i Bashkimit të Forumeve të Djathta të Europës, ndezën turmën me fjalimet e tyre.

Momentet më kulminante u shënuan gjatë fjalës së Havier Hurtado Mira.

Ai është nga Spanja dhe drejton forumet e djathta europiane. Mesazhet e tij ishin të drejtpërdrejta, largimi i Edi Rama si Kryeministër.

Image

Havier Hurtado Mira iu drejtua personalisht edhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, duke i kërkuar që të braktisë Ramën dhe në këtë mënyrë do të tregojë se është një socialist i vërtetë që e do vendin e tij.

“Rroftë Shqipëria e lirë. Unë vij nga Spanja dhe kam qenë shumë herë në Shqipëri. Dua të mos e braktisni këtë luftë me kriminelët. Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër. Edi Rama duhet të largohet nga qeveria. I bëj thirrje Metës, nëse je socialist i vërtetë nxirre Edi Ramën nga qeveria. Shqipëria është e kërcënuar nga një qeveri socialiste, prandaj ju nuk duhet ta lejoni një gjë të tillë. Duhet një qeveri teknike”, u shpreh Havier Hurtado Mira.

Ai u dha një këshillë edhe të rinjve shqiptarë, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet më shumë.

“Në emër të të rinjve të Europës, duhet të përdorni rrjetet sociale për të mundur të gjitha mediat e kontrolluara nga qeveria. "Rama ik në shtëpi". Nuk duhet të keni frikë, do të fitoni nëse do të jeni këtu deri në fund”, mbylli fjalimin kryetari i Bashkimit të Forumeve të Djathta të Europës. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pse kastraveci i Spanjes e votoi Edi Ramen.Kur per27/02/2017 23:49

Te djathtet ne tere boten nje tru paturpesie kane.E bejne kopilin e ta lene ne dere.Te padeshiruar.Nuk gjykojne votat tona keta kur nuk njohin realitetin.

Vasil27/02/2017 23:07

Jo vetem Rama po te gjithe deputet e parlamentit shqiptare nuk duhet te marin me pjes ne zgjedhie duhen zevendesuar me te rinje do thoni ju perse na dhembin veshet kur degjojme sesi flasin tamam si rrugace rrugesh

Populli27/02/2017 15:19

RAMA PO SE PO POR TE MARRE DHE KRYEHAJDUTIN META ME VETE DHE TE ZHDUKEN SE SHKATERUAN VENDIN

nikos gkoritsas27/02/2017 12:47

Rama.ike.burgu.te.pret

marie26/02/2017 19:46

Rama go home !

Shto koment

Denonco