Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Vasili i shkruan Lu-së e Vlahutin: Roli i Engjëll Agaçit i paligjshëm, bordi i ONM është antikushtetues

Vasili i shkruan Lu-së e Vlahutin: Roli i Engjëll Agaçit i paligjshëm, bordi i ONM është antikushtetues

12:37, 26/02/2017
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili u ka dërguar një letër dy ambasadorëve në Tiranë, atij të SHBA-së Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, të cilët do të jenë edhe anëtarë në bordin e Operacionit të Monitorimit Nndërkombëtar për zbatimin e ligjit të vettingut.

Siç edhe e shikoni në letrën e siguruar nga SYRI.net ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili thekson faktin se ngritja e Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar është antikushtetues.

Ai thotë gjithashtu se për rolin që do të ketë ONM-ja duhet një marrëveshje ndërkombëtare.

Ministri i Drejtësisë, thekson gjithashtu se edhe roli i deritanishëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi është i paligjshëm.

Letra e Vasilit drejtuar dy ambasadorëve mban datën 20 shkurt.

Më poshtë keni letrën e plotë që ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili u ka nisur ambasadorëve.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    spiro26/02/2017 19:49

    Vllahutin ik ne shtepi se je e korruptuar. Nuk je ti ajo qe duhet per vetingun

    krasasi tp26/02/2017 14:21

    "Mire gomari qe na ngordhi por nuk na lene as mizat rehat".Populli.Reforma nuk u inicua dhe as u vijua qe te jepte nje produkt.Ish pjese e strategjise se establishmentit nderkombetar dhe mocalit vendas.Doni veting dhe reforma?.Degjoni sot Departamentin e Shtetit.Veting per te tre Kryetaret e Partive kryesore dhe jo vetem dhe do shifni se si gjysma e deputeteve te sotem do luten qe mos ti futin ne lista.Kete fat do kishin edhe parlamentaret e BE.

    mali26/02/2017 12:47

    Po he o vasil , cojeni deri ne fund ate qe votuat ! Ju nuk po e bekeni dot vetingun ! Qenkeni bere pershesh , nuk po dini nga ta nisni e nga ta kapni !! E paskeni bere pershesh po ama me m...., e aq te madh sa u qelb era !!

    Shto koment

    Denonco