Basha, apel Ramës: Mos provoko!

Basha, apel Ramës: Mos provoko!

12:09, 26/02/2017
A+ Aa A-

Një apel të veçantë për provokimet i ka bërë sot kryeministrit, kreu i opozitës Lulzim Basha nga çadra e protestës: “Mos provoko popullin, - i tha ai, - përndryshe pasojat e provokimeve do të bien mbi ju.”

Basha e akuzoi direkt Ramën se ishin provokatorët e dërguar prej tij, ata që goditën liderin e AK-së, Kreshnik Spahiun dhe ishin po ata që u ndërfutën në mes të grevistëve të Zharrëzës.

Në veçanti për këta të fundit, Basha u konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për problemet e tyre, duke theksuar se nuk e bën për mbështetje politike.

NGA FJALA E BASHËS:

Dje provokatorët e Edi Ramës goditën liderin e AK-së.  Ai mori atë që meritonte dhe unë dua të përshëndes ata që nuk lejuan që provokatori të largohej pa iu prekur qimja e kokës. E përsëris edhe njëherë thirrjen: Mos provoko popullin, përndryshe pasojat e provokimeve do të jenë mbi ju!

Një grusht provokatorësh të PS-së u munduan edhe të sabotojnë aktin fisnik e sublim të grevistëve të Zharrëzës . Ju kërkoj edhe njëherë mediave të mos i sabotojnë dhe Edi Ramës të ndalë brengat e banorëve të Zharrëzës. U bëj thirrje grevistëve se  ata kanë mbështetjen tonë të fuqishme , mbështetje jo për t’i përdorur politikisht.

Dua ta mbyll këtë fjalë duke garantuar gjithë komunitetin e kulturës dhe artit se republiaka e re do ta ketë nder të krenohet me prodhimin tuaj, kontributin tuaj kulturor e artistik jo për fasada dhe nuk do të lejojë që asnjë të mos mbetet pa u vlerësuar për kontributin që jep për shpirtin kombëtar, për artin shqiptar dhe do të bëjmë anulim të të gjithë tenderave korruptive për fasada në sofrën ku ulen të gjithë ata që shpërdorojnë paratë e shqiptarë. Faleminderit për këtë qëndresë. Ora e fitores po afron!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco