FOTO/ Çfarë po ndodh sërish në Durrës

FOTO/ Çfarë po ndodh sërish në Durrës

10:42, 26/02/2017
A+ Aa A-

Ndërsa punimet në sheshin Veliera kanë ngjallur debat shumë të madh jo vetëm në Durrës, rrethimi i një sipërfaqje tjetër për ndërtim pranë këtij sheshi, ka shkaktuar reagim tek banorët.   

Bëhet fjalë për një ndërtim që ka nisur në hapësirën që gjendet pas bustit të Dom Nikol Kaçorrit, deri pak javë më parë.

Ndërtimi në këtë shesh ka nisur paralelisht me sheshin Veliera dhe banorët e Durrësit kanë shprehur habinë e tyre lidhur me këtë ndërtim të ri.  Një gropë e madhe është hapur, në mes të godinave të vjetra të kësaj zone, të cilat kanë secila histori në ndërtimin e tyre, dhe sipërfaqja është rrethuar nga firma ndërtuese në lartësinë rreth 2 metra.

Por kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka sqaruar se bëhet fjalë për një ndërtim një katësh të ish-pronarit, pasi në këtë zonë janë të ndaluara ndërtimet nga ana e subjekteve private.

“Aty ka qënë një tunel i kohës së komunizmit dhe tuneli nuk ka lënë të “gjallë” asnjë gërmim arkeologjik. Është prishur çdo gjë nëse mund të ketë patur ndonjëherë, nga ndërtimi i tunelit prej 100 metra katrorë” tha Vangjush Dako.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco