FOTO/ Grevistët e Zharrëzës kalojnë natën përpara ministrisë së Energjitikës

FOTO/ Grevistët e Zharrëzës kalojnë natën përpara ministrisë së Energjitikës

08:42, 26/02/2017
A+ Aa A-

Grevistët e ardhur nga Zharrëza e Fierit janë gdhirë sot në mëngjes në trotuarin përpara ministrisë së Energjitikës, në pritje të mbajtjes së premtimit nga nga qeveria për ndalimin e shpërthimeve nëntokësore në fshatin e tyre dhe marrjen personalisht në dorë të akteve të ekspertimit që vlerësojnë dëmet në banesat e tyre.

Dje ata janë takuar me Zv.Kryeministrin Niko Peleshi në këtë dikaster ku kanë marrë disa premtime, por duket se këtë radhë ata nuk do të largohen nga dyert e qeverisë pa një dokument në dorë. Ndaj, janë përleshur edhe me Policinë që nuk i ka lejuar të ngrenë çadra përpara ministrisë e arsyetimin se nuk kishin kërkuar leje për të protestuar.

Atyre iu premtua ndër të tjera "...ndjekje me procedurë të përshpejtuar të procesit të sistemimit në banesa me qera në mënyrë të përkohshme për banorët e 70 shtëpive të dëmtuara në mënyrë të rëndë, derisa ato të riparohen apo rindërtohen sipas rastit. Sistemimi i banorëve dhe riparimi i dëmeve të këtyre 70 banesave do të bëhet në masë të plotë nga qeveria dhe kompania pa pritur zbulimin shkencërisht të provuar të shkaqeve të lëkundjeve. Brenda javës që vjen, qeveria angazhohet të përmbyllë të gjitha modalitetet e kërkuara nga grupi ndërministror i punës ngritur me urdhër të Kryeministrit. Për banesat që nuk klasifikohen në gjendjen e emergjencës do të shpërblehen gjithashtu në mënyrë të plotë në varësi të rezultateve të ekspertizës së pavarur mbi shkaqet e lëkundjeve..."

Grevistët janë ulur në trotuar në pritje të marrjes së shkresave në dorë dhe kanë qendruar aty gjithë natën, pa çadra, në shi. Njeri prej grevistëve që udhëtoi 4 ditë më këmbë për në Tiranë solli një argument të fortë pse nuk do të ndalonte protestën këtë radhë dhe nuk do të pranonte ta mashtronin me premtime: Kam një fëmijë 9 muajsh! Që nga mosha 3 muajsh, e kam me pompë azme prej ndotjes atje! 

    MINISTRIA E ENERGJITIKES NJOFTOI DJE: JA PER  ÇFARE U RA DAKORD:

    Njoftimi i ministrisë: "Zv.kryeministri z.Niko Peleshi sëbashku me zv.ministrin e Energjisë z. Ilir Bejtja dhe kreun e Emergjencave Civile z. Shemsi Premçi pritën në një takim përfaqësinë e grevistëve të Zharrëzës. Takimi u zhvillua në një frymë pozitive dialogu dhe ku u dakordësua mes palëve për vazhdimin e procesit të filluar tashmë për zgjidhjen e situatës së krijuar.

    Përfaqësuesit e qeverisë informuan grevistët se nuk është pritur kjo grevë por që prej rikthimit të lëkundjeve në Nëntor-Dhjetor 2016 dhe përmes grupit ndërministror të ngritur me urdhër të Kryeministrit janë marrë masat si më poshtë:

    • Që në datën 26 Dhjetor 2016 është urdhëruar ndalimi i injektimit të ujit teknologjik nga Bankers Petrolim në zonën e Zharrëzës, ndalim që vazhdon dhe sot. Nga banorët u kërkua që ndalimi të bëhet definitiv ç'ka u pranua dhe institucionet përkatëse do të marrin masat për ndalimin përfundimtar të injektimit të ujit teknologjik në zone njësoj siç e përcakton edhe raporti i grupit ndërministror të punës.

    • Është bërë vlerësimi paraprak i dëmeve të shkaktuara në banesat e qytetarëve të Zharrëzës. Janë evidentuar 508 shtëpi të dëmtuara prej të cilave 44 të dëmtuara rëndë dhe 26 të pabanueshme. Banorët kërkuan që vlerësimi të mund të rikryhet në ato raste kur ka kontestime. Brenda javës së ardhme do të ngrihet një grup me ekspertë teknikë për të rivlerësuar rastet e kontestuara nga banorët.

    • Nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe pushteti lokal, në mënyrë të menjëhershme janë marrë masa për ndjekje me procedurë të përshpejtuar të procesit të sistemimit në banesa me qera në mënyrë të përkohshme për banorët e 70 shtëpive të dëmtuara në mënyrë të rëndë, derisa ato të riparohen apo rindërtohen sipas rastit. Sistemimi i banorëve dhe riparimi i dëmeve të këtyre 70 banesave do të bëhet në masë të plotë nga qeveria dhe kompania pa pritur zbulimin shkencërisht të provuar të shkaqeve të lëkundjeve. Brenda javës që vjen, qeveria angazhohet të përmbyllë të gjitha modalitetet e kërkuara nga grupi ndërministror i punës ngritur me urdhër të Kryeministrit. Për banesat që nuk klasifikohen në gjendjen e emergjencës do të shpërblehen gjithashtu në mënyrë të plotë në varësi të rezultateve të ekspertizës së pavarur mbi shkaqet e lëkundjeve.

    • Vazhdon procesi i vlerësimit të shkaqeve nga vijnë lëkundjet. Mbi bazën e të dhënave të regjistruara është përzgjedhur një listë ekspertësh të pavarur ndërkombëtar që do të kryejnë këtë analizim.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    xhulio Bilali 26/02/2017 10:23

    Po kur èshtè shoqeria civile qe duhet te jetè ne krahe te shtresave me te pambrojtura apo do vejè sot qè tu kerkoi firmèn per reformen nè drejtesi ne favorè te atyre qe u a shkelin kèto tè drejta kètij.populli çfarè shoqeria civile jeni ju akoma nuk e kam kuptuar?Turp t, ju vi po Ku e Dini ju çfarè èshtè turpi nuk keni kohè ta mendoni se do u shèrbeni atyre qè kanè pushtetin mè vjen neveri per vendi tim kur shikoj kèto gjèra pershendetje nga Sicilia

    Shto koment

    Denonco