Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

'Letër prekëse e 21-vjeçarit invalid, që denoncon Beqajn që e la pa mjekim, Ramën e Nikollën që e lanë pa shkollë'

'Letër prekëse e 21-vjeçarit invalid, që denoncon Beqajn që e la pa mjekim, Ramën e Nikollën që e lanë pa shkollë'

07:39, 26/02/2017
A+ Aa A-

Letra më poshtë, që po e publikojmë të plotë, është shkruar nga i djalë i ri invalid që e ka të pamundur të vijë në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë, por që siç shkruan, tregon se ka dhjetra arsye për të qënë aty.

Në letrën drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha me lutjen që t'ia publikojë, 21-vjeçari shprehet: "Ju lutem, jam i pamundur për të ardhur në protestë, për të shporrur këtë Rilindje dhe ndrikullën e Arsimit. Jam i pamundur si pasojë e shëndetit, ndaj ju lutem shumë miku im, transmetojeni këtë mesazh."

Berisha e ka publikuar letrën të plotë me shënimin: "Letër prekese e një të riu invalid nga hemofilia, në të cilin denoncon Beqajn, që me korrupsionin e tij e ka lënë pa mjekim; Ramën dhe Nikollën që me pseudoreformen e arsimit për klientelën dhe xhepat e tyre, e lanë edhe pa shkollë.

LETRA E PLOTE E 21-VJEÇARIT

"Përshendetje!

Miku im, të gjithë po kalojmë shumë kohë të vështira dhe 2 problemet e mia do t'ju përulesha me zemër t'i transmetonit.

Jam 21 vjeç, invalid me diagnozë "hemofilie". Medikamenti vjen me pakice gjithmonë, pasi tenderi vidhet nga Beqaj dhe miqtë e tij. 

1) Mungesa e këtij medikamenti më privoi frekuntimin rregullisht të shkolles
2) 40% e pacientëve janë invalidizuar nga mungesa e këtij medikamenti
3) Tenderat e këtij medikamenti nuk janë kurrë transparent

 Sikur të mos mjaftonte mungesa e këtij Mmdikamenti, Reforma në Arsim e bërë nga Edvin Kristaq Rama dhe Lindita Nikolla ka 2 vjet që unë nuk startoj Universitetin.

Sikurse thashë dhe me sipër nuk e kam frekuentuar rregullisht gjimnazin, për shkak të mungesës të këtij medikamenti dhe kam dalë me mesatare 6.1 . Si ka mundësi që një njeriu me aftësi ndryshe, t'i privohet fillimi i një universiteti?!

1) Çfarë janë këto reforma që përshkallëzojnë dhe ulin mesataren?

2) Çfarë është ky ligj që detyron maturantët drejt klienteles private të Edi Ramës dhe Lindita Nikollës sepse me qëllim mbyllin dyert e universiteteve për të varfrit. 

3) Çfarë është ky ligj që privon njerëz me aftësi të veçanta të lihen pa universitet, ndërsa miqtë e Lindita Nikollës fitojnë universitet me here të parë? 

4) Çfarë është ky kryeministër dhe kjo ministre, që universitetin e kthen në klientelë, që vetë jetojnë në vila luksoze dhe ne na lënë pa shkollë?!  Dhe ia heq të drejtën e arsimit një njeriu si unë që jam zvarritur me dhimbje nga morfinat për të mos ngelur pa arsim e në fund, Rilindja më la pa universitet?!

Në kohën tuaj miku im unë do të isha në universitet, pasi ju vlerësonit preokupimin e nxënësit sesa notat e tij, sepse ju kishit kuota të veçanta për njerëzit me aftësi të veçanta.

Ju lutem, jam i pamundur për të ardhur në protestë për të shporrur këtë Rilindje dhe ndrikullën e Arsimit.  Jam i pamundur si pasojë e shëndetit, ndaj ju lutem shumë, miku im, transmetojeni këtë mesazh.

Ju lutem ndihmoni popullin dhe mua. Zgjedhje të lira për të shfuqizuar Ligjin e Arsimit të lartë!

Uroj më të mirën !

Ju lutem transmetojeni, duke qenë se nuk vij dot në protestë, por dua ta nxjerr diku këtë mllef ndaj kësaj qeveri që la pa arsim një invalid.  Turp!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco