VIDEO/ Pasi e goditën, Kreshnik Spahiu ka një mesazh për Edi Ramën dhe Taulant Ballën

VIDEO/ Pasi e goditën, Kreshnik Spahiu ka një mesazh për Edi Ramën dhe Taulant Ballën

20:48, 25/02/2017
A+ Aa A-

Kryetari i AK Kreshnik Spahiu beson se pas incidentit të tij me 34-vjeçarin Flamur Pirraçi fshihet Kryeministri Edi Rama dhe Taulant Balla.

Në një prononcim për Ora News, Spahiu u shpreh se 1 orë para ngjarjes, personi që e goditi me grusht ishte parë në një kafe me Taulant Ballën.

Kreu i AK thotë se kanë qenë 3 persona që e sulmuan duke i thënë që mos të shante më Edi Ramën.

Pasi e qëlluan, dy prej u larguan thotë Spahiu. Megjithatë ai u ka drejtuar një mesazh Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Deklarata e Kreshnik Spahiut:

Këta persona erdhën në këmbë mbas kurrizit tim. Njëri më erdhi në vesh dhe më foli, mendova se ishte ndonjë simpatizant. Më foli me një dialekt verior dhe tha nëse ti do vazhdon akoma me të sharë Edi Ramën je i vram. Më kanë goditur në kokë dhe më kanë çarë në fytyrë. Më pas njërin nga personat që më ka goditur e kam goditur dhe unë. Janë futur disa persona, dy janë larguar, ndërsa ky personi që goditëm ka shkuar zvarrë deri tek dalja e çadrës dhe më pas aty policia e ka ndaluar.

Ngjarja ndodhi shumë shpejt. Më pas kontaktova me grupin e policisë, i thashë që jam i gatshëm të bëj denoncime për tre personat që më goditën. Më thanë që kanë thirrur shefin e komisariatit, por deri tani asnjë nga punonjësit e policisë, as shefi i komisariatit nuk ka ardhur.

Sigurisht që kjo ka prapavijë politike. Do t’i thoja Edi Ramës dhe Taulant Ballës, pasi personi është parë 1 orë më parë me Taulant Ballën duke pirë kafe, do t’i thoja që bota është me rrota. Ata mund të më godasin, ata mund të më shantazhojnë, ata mund të më plagosin mua, sot bota është me rrota dhe shumë shpejt do ta kenë shumë të vështirë të jetojnë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tuli Chicago 25/02/2017 23:05

Une e njoh more kete race bllokmenesh e mielloshes keta nuk e leshojne pa dhune pushtetin behuni bashke si ne 1990 dhe ska bllokmen te ju ndal

Vivi25/02/2017 22:32

Keta qener qe ndersehen dhe te zotet e tyre do japin llogari nje dite per keto veprime te dhunshme. Rrugecer qe keni uzurpuar shtetin dhe parlamentin!!

tosi25/02/2017 21:22

Mendoj qe kunder pergjigje shume e forte duhet te pergatitet , pasi ketu ka dy bote qe sot po ndeshen : Diktatura me Demokracine.

Shto koment

Denonco