VIDEO/ Rama kapet mat, ofendon Blushin pas krahëve: Po ky është...

VIDEO/ Rama kapet mat, ofendon Blushin pas krahëve: Po ky është...

19:50, 25/02/2017
A+ Aa A-

Seanca e kaluar plenare nuk ka patur atë momentet e zjarrta të debatit, për shkak se shumica e ulëseve ishin bosh.
Opozita ka braktisur parlamentin, dhe prej 18 shkurtit vijon protestën në shesh, me kërkesën për qeveri teknike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Madje në këtë seancë kanë munguar edhe deputetë të PS dhe LSI, madje edhe disa ministra, duke bërë që salla e Parlamentit të ishte pothuajse bosh.

E megjithatë, një debat ka patur, dhe ai ishte mes dy deputetëve Blushi dhe Braçe, sa i takon “tatimit mbi të ardhurat”.

Rubrika “Ups” në emsionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News 24”, sjell momentet më pikaten të javës dhe të seancës së kaluar plenare.

Teksa deputeti Blushi duke folur nga foltorja e Kuvendit tha se vetëm në vendin tonë ndodh që të “taksohet më shumë truri sesa dhjami’, kryeministri Rama shpërthen në të qeshura.

Madje teksa i lexohet lëvizja e buzëve, duket se ka thënë “Po ky është injorant mo burrë”.

Ajo çka më shumë shkaktoi reagim në sallën e Kuvendit, ishte gjëegjëza që deputeti Blushi i drejtori deputetit Erjon Braçe.

Nuk kanë munguar momentet e nënvizimit, madje duket një çast kur kryeministri vë duart në kokë, pasi ministri i Financave Arben Ahmetaj përpiqet t’i shpjegoj diçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco