Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

VIDEO/ Dhunuesit e Kreshnik Spahiut, kafe me Taulant Ballën tek TVSH, 1 orë para sulmit

VIDEO/ Dhunuesit e Kreshnik Spahiut, kafe me Taulant Ballën tek TVSH, 1 orë para sulmit

18:39, 25/02/2017
A+ Aa A-

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është qëlluar mbrëmjen e sotme në “çadrën e lirisë” të ngritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kanë qenë tre persona ë e kanë sulmuar Spahiun me grushte.

Vetë kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu në një prononcim për SYRI.net ka treguar se ishin 3 persona, e jo një siç thotë policia.

Ata fillimisht i kanë thënë që të mos e shante më Edi Ramën dhe më pas e kanë qëlluar me grushte. Këta persona, 1 orë para ngjarjes kanë pirë kafe me Taulant Ballën tek Tvsh-ja, jo shumë larg çadrës së protestës.

“Më janë afruar dhe më thanë që të mos e shaja më Edi Ramën. Më goditën dhe ikën me vrap. Policia kapi vetëm njërin. Këta 3 persona, 1 orë para sulmit mbi mua kanë qenë me Taulant Ballën duke pirë kafe tek Tvsh”, ka thënë Kreshnik Spahiu për SYRI.net.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shtypini25/02/2017 20:12

Duket evidente vjersha e Timo Fllokos te Lulekuqet mbi mure , cohuni , korrini dhe shtypini , katundare e punetore qe nga shkodra deri ne vlore.

tomi25/02/2017 19:17

Cudi, sepse Carlo Bolja tek report tv thote ndryshe. Ky mostra thote Car(lo), eshte mik i Berishes., Per zotin, problem me i madh se Rama ketu jane mediat e ketij kallepi. Ato duhen thyer e terhequr zvarre. hidhini nje sy diversionit komunisto-shkerdhatoist te Report tv.

Shto koment

Denonco