Gazetari Armir Shkurti i është drejtuar me një letre ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu, pasi sipas tij, avokati shqiptar Genci Bilali që ka aplikuar për komisionet e Vettingut, me një karrierë brilante është skualifikuar me një hile të vogël.
“Uroj që avokati nga Nju Jorku ta marrë me buzagaz këtë aventurë shqiptare e të mos ju ndjekë në rrugë ligjore Ju, që i bëtë thirrje zyrtare por nuk i dolët garant, qoftë edhe me një deklaratë a protestë pas skualifikimit të tij”, i thotë Lu-së, Shkurti.
Letra e gazetarit:
“I nderuar ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fillim të muajit shkurt ju i bëtë thirrje, citoj; “shqiptarëve patriotë, të kualifikuar, që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Vettingut”
Thirrja është bërë si në shqip ashtu edhe në anglisht dhe mban emrin tuaj në të , si titullari i institucionit dhe njëkohësisht autoriteti më i lartë i SHBA në vendin tonë.
Njëri ndër shqiptarët patriotë që ju besoi JUVE dhe thirrjes tuaj është edhe Genci Bilali, një avokat me emër në Nju Jork. Natyrisht ai është shtetas amerikan dhe beson se ambasadori i vendit të tij, kudo që të jetë, është garant për çka deklaron a ofron.
Ky Genci, përveç një karriere brilante aty, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka edhe një cv brilante arsimi, në shkollat më të mira të vendit Tuaj. Ai është diplomuar në The University of Edinburgh School of Laë Doctor of Philosophy (Ph.D.), Banking, Corporate, Finance, and Securities Laë, Fordham University School of Laë Master of Laës (LLM), Banking, Corporate, Finance, and Securities Laë, Georgetoën University Laë Center, International Laë Institute Diploma, Debt Management Course, University of Tirana School of Laë Bachelor’s Degree, Laë Degree (Juris Doctor)…..por E KANË SKUALIFIKUAR!
I nderuar ambasadori Lu.
Avokatin shqiptaro-amerikan, Genci Bilali, me shkollim e kualifikim në shkollat më të mira të vendit tuaj e kanë skualifikuar se nuk përmbush kriterin e ….arsimit?!?!?!?!
Ky doktor në jurisprudencë, avokat në SHBA nuk plotëson kriteret e arsimit në Shqipëri? Në fakt ka ndodhur në hile e “vockël” këtu në Shqipëri. Ligjërisht diplomat e huaja duhet të konvertohen në Ministrinë e Arsimit. Por nga 4 shkurti kur Ju lëshuar thirrjen, koha qe tepër e shkurtër që avokati Genci Bilali të linte vendin e tij dhe biznesin e tij, të vinte e të niste proçedurat e t’i mbaronte fët e fët.
Uroj që avokati nga Nju Jorku ta marrë me buzagaz këtë aventurë shqiptare e të mos ju ndjekë në rrugë ligjore Ju, që i bëtë thirrje zyrtare por nuk i dolët garant, qoftë edhe me një deklaratë a protestë pas skualifikimit të tij, duke i lënë zyrtarisht në CV në fakt një njollë, si një konkurent i skualifikuar nga një garë, në një vend të Europës, për mungesë arsimi”.
© SYRI.net
Thirrjet e Lu - ss nuk duhet te. Man seriozisht qe pas thirtjes qe i bëri per te mos votuar Rroshin dhe Bushin dhe miku i tij Rama se çau koken fare per thirrjet e tij por thjesht u ndje i neveritur prej ambasadorit Lu ....... Prandaj ske çpret nga ky ambasador qe kur ka pranu te mos behet i neveritshem per Ramen....
Mas u rrej i nderumi ambasador i vendid tim ku jetoj e punoj dhe votoj.baballaret etyre ne vitn1945 prishen mardhjanet me shtet perendimore nje nga keto shtete eshte dhe USA shteti qe ju perfaqsoni,na burgosen imbyten prindit ton na presekutuan ne femit niprat etyre patriot dhe nuk naduan jovetem per reforme ndrejtsi por ne asnje posicion ne drejtim te shtetit.Per mu nuk eshte reform nedrejtsi por amnisti per te gjith te kuruptuarit.
Mendoj se situata politike ne vend eshte me e rende se ne kohen e diktatures a ka qeveri ne bote te mburret me arestimet qe ben per ceshtje NGA me ordinere kjo eshte vetem qeveria Ramovic Eshte momenti te ngrihet ky popull .Vendn e ka pllakosur skamja varferia papunesia ,vjedhjet dhe korupsioni .Elita pushtetare jeton si ne parajse me para te madhe me makina luksose dhe orgji ..Duhet te ngrihet i madh e i Vogel dhe ju pensionis se ky palo kryeminister ky pjelle e keqe ky kelyshe i baballareve tallet Duke i ngritur pensione ne kater vjet 3% turp turp Ngrihu o popull ja vdekje ja Liri te shporim kete qqeveri qe eshte pjelle e baballareve te tyre qeveri envero Ramovice
Mos fli gjume Ambasador apo rilindja e ka ilaçin e gjumit dhe ju se dini se mund ta keni mare ate
Une e njoh personalisht av Bilali sepse jetoj ne New York dhe me ka dhene nje ndihme te cmuar per nje problem qe kisha. Shqiperia do te ishte me fat te kete profesionist me integritet dhe nivel profesional si av Bilali, te cilit i uroj me zemer suksese!! Alma
Te shohim qfar thot abasadori per kete problem qe na beri thirje per patritizim. Jetojme ne shtetin ku ai perfaqson
O Lu Vlahutin e eri vilen po ti e bleve platanzionin e orizit
Po nuk ishim populli me amerikandashes ne note?
Kete lloj vettingu dhe kete lloj reforme ne drejtesi donte Rama, Lu dhe Vllahutinskaja. Te largohen juristet e paanshem dhe profesioniste. O kinez muti, o turpi i SHBA!!! Si ka mundesi qe po te lene akoma ne detyre? Apo sa ta shkerdhesh fare demokracine ne Shqiperi, me keq nga c'eshte shkerdhyer!!!!! Vendosni Elvis, Ervin, Elis Roshin kryetar te vettingut!
Me vjen mire qe denoncohen raste te tilla .po ketu cdo gje eshte farse .
Skualifikohet se nuk ka rekorde kriminale.....Po dhe ky Genci, me gjithe mend e mori thirrjen e Lu-se?!!!
tamam reforme sorosiane!