Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Flet Basha: Ja pse u kërkova falje grevistëve të Zharrëzës!

Flet Basha: Ja pse u kërkova falje grevistëve të Zharrëzës!

13:41, 25/02/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha kërkoi të bashkohej me protestën e banorëve të Zharrëzës, por grevistët nuk pranuan. Ata e quajtën opozitën bashkëpunëtore të Bankers Petroleum, pasi sipas tyre kontrata është firmosur në kohën që qeveriste PD. Dritare.net i mori një prononcim kreut demokrat, i cili tregoi se u kërkoi falje banorëve. I pyetur se pse e larguan grevistët, Basha tha se ka qenë në dijeni të çdo veprimi të tyre.

“Kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt. Më kanë mbajtur në dijeni, pasi vetë ata më morën në telefon. Kontrata me Bankers nuk nuk është nënshkruar në kohën që qeveriste PD-ja por në kohën e qeverisjes së Nanos. Unë u kërkova falje banorëve që nuk arritëm të mbronim shtëpite dhe jetët e tyre. U premtova që do të marrim masa për t’i mbrojtur. Do t’i mbështesim në kauzën e tyre”, u shpreh Basha për dritare.net.

Lideri i opozitës tha më tej për dritare.net se qeveria do të përballet me dy protesta, me atë të opozitës para Kryeministrisë dhe me këtë të grevistëve të Zharrëzës para ministrisë së Energjisë dhe Industrisë./dritare.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kosta25/02/2017 18:51

Ti,zoti Basha u kerkove falje......dhe ata te fyen....keri ne batakun e tyre te varferise, te skamjes, te mjerimit se ata aty e gjejne vehten dhe kenaqesine....per ata eshte e mjaftueshme qe tju rroi partia dhe kryetari i saja, pamvaresishte se cfar bejne me kete proteste te shtirur dhe te porositur nga Rama, per kete te jeshe i sigurte, kjo qe ata po bejne eshte proteste qe te terheqe vemendjen nga protesta e opozites qe ne vetvehte perfshine edhe fshataret e kuqe te xharrezes......lerini ne mjerimin e tyre se ate duan ata mjerane...

Shto koment

Denonco