Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Më thërrasin tualet se e bëj dhe e ha vet ‘- Iriqi bisedon me Ballën

‘Më thërrasin tualet se e bëj dhe e ha vet ‘- Iriqi bisedon me Ballën

11:03, 25/02/2017
A+ Aa A-

Iriqi: Zoti...

Balla: Mos më thirr Tualet Balla,të lutem. Se ka ca kohë që me këtë emër më përflasin.

Iriqi: Vërtet? Po kjo qenka e turpshme. Si e lejon? Hidhi në gjyq për shpifje.

Balla: Eh,po s'e kam të lehtë. Kam faj vetë. Se unë jam tip që e bëj vetë dhe e ha vetë.

Iriqi: Kë?

Balla: Shpifjen,pra se për atë po flasim. Ja,para ca vitesh iu turra Ilir Metës e në nja gjashtë komunikime me shtypin tregova me prova e me fakte se ai zotëronte pasuri disa milionë euro që nuk i bënte për dhjetë jetë me rrogën e tij e të Monës. Pas ca kohësh më thirri Rama e më tha të lexoj të kundërtat. Po ato që bëra ca muaj më parë e pyeta. Haji vetë, më tha. Kështu më shkoi jeta, bëj e ha, bëj e ha. Si Tualet i vërtetë.

Iriqi: Qenke i ashpër me veten. Po a ke nxjerrë mësime?

Balla: Mësimet tona janë pa vlerë. Varet çfarë gatuan kryetari. Ai na i sjell gati,ne veç lexojmë. Si robotë të vërtetë.

Iriqi: Ç'mendim ke për protestën tek çadra?

Balla: Ia kemi futur vetes. Por më qeshet me Lali Erin. Se ai ma kalon për shpifje. Mua ndonjëherë më lëviz buza. Ai dhe syrin e ka pishë. Të lëvizet çadra se bllokon trafikun,tha Vilajeti. Dhe pandeh se harrojnë njerëzit që në atë vend ne ngritëm disa çadra e i mbajtëm për mbi një muaj. Është i paparë, por shërbëtor i keq. Jago kuçovar.

Iriqi: Ju thoni se atje hanë e pijnë...

Balla: Njësoj si ne. Por ne edhe u ashtushëm. Se ishim bashkë, femra e meshkuj. Nga atje na lindën dhe ca martesa e ca fëmijë. Njërës bile ia kanë vënë emrin Reva, pra nga fjala greva.

Iriqi: Besoni në qeveri teknike,mund t'ia arrijë Basha?

Balla: Kur u krijua qeveri me Metën që e ngritëm mbi gjakun e katër të mjerëve,mendoj se çdo gjë ndodh.

Iriqi: Reforma zgjedhore ka ngecur. Pse?

Balla: Mua më pyet! Ku di unë se ç'bëhet. I di Ai. Sa gjen pak kohë të lirë ,pyet Fugën e na ve ne në prizë për bla bla bla.

Iriqi:  Ti je dhe tek komisioni i Çez kryetar. A ke ndonjë fakt për Zenin.

Balla: A kam ndonjë fakt të vërtetë më thuaj. Se sot më sjellin një letër e unë e lexoj, nesër një tjetër që më rrëzon mua. Pirdh o prift në prill, i thonë kësaj. Populli këto nuk i di dhe pandehin se i sajoj unë. Ndaj më quajnë Tualet.

Iriqi: Ai i OSBE-së tha se janë në qarkullim 2 miliard euro për blerje deputetësh...

Balla: Hahaha, edhe ai doli Tualet Bochard. Se të nesërmen, njësoj si unë, hëngri atë që bëri vetë.

Iriqi: Ti je në krye të listës në Elbasan. A pranon ai vend aq me kulturë një deputet si ty?

Balla: Pyetja është a i pranon ai popull eurot që do çoj? Dihet që i pranon. Se janë të varfër e të këputur.

Iriqi: Më thuaj një premtim që keni mbajtur?

Balla: Po, ja prishëm një pallat të vjehrrit të Lulit në Vlorë dhe vetëvriten nga tre-katër të varfër çdo ditë.

Iriqi: Cili do jetë slogani juaj për 2017?

Balla: I thjeshtë dhe i kuptueshëm. Për katër vitet që vijnë zotohemi se ekspozitat e Ramës do i çojmë deri në Australi dhe po u ngroh shumë globi do i hapim dhe në Antarktidë.

Desha të shtoja një lajm të fundit. Unë jam në Elbasan, tek kërthiza e vendit, se mos ma shkruan ndryshe, më vendos më poshtë. Që andej më kanë ngarkuar të hedh një sy nga Korça. Bile më dhanë dhe këtë tekst ta mësojë kori "Lira" e ta këndojë kur vjen Liderri.

Lumja ti, moj Korçë, o lule,

Që i le pas shoqet e tua,

Kullën si çiban e ngule,

Bile me euro hua...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Njeriu 26 02 201726/02/2017 22:23

Une them me mire hale.

koua26/02/2017 05:43

Ja paske gjetur tamam Tualet Balles emrin.....

Daj Jaku25/02/2017 23:41

Tualet ose më mirë Haçkaban. Bile haçkaban dhe shefi.

mali25/02/2017 20:22

Sa e bukur !!

Shto koment

Denonco