Grevistët e Zharrëzës po hyjnë në Tiranë, Blushi: Protesta e mjerimit, ju ftoj që t'i mbështesim!

Grevistët e Zharrëzës po hyjnë në Tiranë, Blushi: Protesta e mjerimit, ju ftoj që t'i mbështesim!

10:31, 25/02/2017
A+ Aa A-

Ben Blushi, kryetari i LIBRA-s ka njoftuar se grevistët e Zharrëzëz së Fierit janë duke hyrë në Tiranë dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin t'i presin, sepse ata janë "protesta e vërtetë".

Mesazhi i Blushit në Fb:

"Grevistët e Zharrëzës po hyjnë në Tiranë pas katër ditësh kur kanë përshkruar në këmbë më shumë se 100 km nga Fieri në kryeqytet.

Në ora 11.00 ata do jenë te Sheshi Shqiponja.Ju ftoj të gjithëve t'i presim dhe t'i mbështesim.

Pak nga pak Tirana do mbushet me protestën e mjerimit kundër padrejtësisë së elitës së vjetër.

Kjo që po fillon do të jetë protesta e vërtetë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

koment25/02/2017 11:27

Z Blushi do më pëlqente që të ishit në Rilindjen se atje do ishe akoma më i fortë në politikë ku i bën sfidë së keqes por nuk më pëlqeu kur në intrvistën tuaj thatë që e krijuam partinë me 200antarë tamam si Enveri që krijoj PKSh me 200petrita.Paataj Z Blushi pse nuk shkoni në protestë se ajo protesta epopullit atje do ta gjeni më mirë veten.Në fakt një thënie e Fevziut më pëlqeu në opinionin për ju.Blushi është trim është më se e vërtet është se në një situat të tillë të iken koka.Luftë për ekzistencë por duhet tu qëndrosh afër personave të grevës se ato janë heronj.

Taku25/02/2017 10:39

Bravo Blushi

Shto koment

Denonco