Nëpër media qarkullojnë zëra se nga java e ardhshme do të ketë një takim të kryetarit të PD Lulzim Basha me kryetarin e LSI Ilir Meta.
I pyetur nëse do të takohet me kreun e demokratëve për protestën e opozitës, Meta e la të hapur këtë mundësi.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, Meta u ka dhënë përgjigje këtyre thashethemeve.
Çani: Gojët e liga thonë se së shpejti pritet të ketë një darkë mes teje dhe Lul Bashës.
Meta: Zoti Basha ka qenë gjithmonë i mirëpritur nga unë si kreu i Kuvendit dhe ai ka ardhur dhe unë e kam ftuar para reformës në drejtësi.
Çani: Nuk është tabu apo jo?
Meta: Po nuk është tabu se ne jemi takuar, në cdo situatë si mund të them unë nuk e takoj, jo vetëm me kreun e opozitës por edhe me kreun e cdo partie opozitare që nuk është në parlament.
© SYRI.net
vk