Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Patozi i shkruan Majkos: Fale djalin, merr shembull nga Namik Dokle

Patozi i shkruan Majkos: Fale djalin, merr shembull nga Namik Dokle

18:55, 24/02/2017
A+ Aa A-

Vendimi i Pandeli Majkos për të ndëshkuar djalin e tij vetëm sepse ngriti dy gishtat lart ka sjellë reagime të shumta.

Një prej tyre është edhe një shënim i shkurtër i deputetit demokrat, Astrit Patozi.

Ja çfarë shkruan Patozi në Facebook e tij:

Edhe "Rilindja" nuk mendon njësoj për zgjedhjet.

Po të kishte ndjekur kriterin e Pandit, që i kërkoi "Rilindjes" ndjesë për të birin, Namik Dokle duhet ta kishte vrarë nja 10 herë deri tani vajzën (Anika Dokle), dhe prapë të mos ishte shlyer tamam me partinë e vet.

Kjo do të thotë se edhe në PS nuk kanë "rilindur" të gjithë në të njëjtën masë, pavarësisht se sa kohë e ngrenë të gjithë njësoj kartonin ditën e enjte e ke vështirë t'i ndash.

Protesta jonë mund ta ndihmojë edhe Pandeli Majkon ta marrë më me sportivitet, jo vetëm shakanë, por edhe zgjedhjen kundër bindjeve të tij politike të të birit, në rast se kjo do të ndodhte një ditë.

Sepse zgjedhjet e lira me sa duket paskan një kuptim edhe më të gjerë, se sa thjesht vota në kutinë e fshehtë një herë në katër vjet. Ato të ndihmokan për të njohur dhe kuptuar më mirë edhe familjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba25/02/2017 18:29

Ne 1990 Rama dhe Majko i ngriten te dy gishtat por pasi ia kishin futur ata ne bythe njeri-tjetrit. Shume plehra komuniste gjasme si demokrate u futen ne radhet e studenteve dhe ja rezultati sot: Nje Shqiperi per te ardhur keq!

maja25/02/2017 11:30

Majkua eshte burre i ndershem para se ta merte nusen e coi te Ramizi ekishin zakon partie .tani do qe si Mehmeti kur fejoj vajzen pa pyetur enverin u denua te vriste veten.edhe ky pa pyetur Ramen ka frik se do i ndodhe si Mehmetit e partia nuk do e fale .

tani24/02/2017 22:22

Z.Majko lere djalin se nuk eshte ndonje hata se djali juaj ngiti dy gishtat se edhe juve bashke me ramen i kini ngrtur gishta ne fillim te viteve 90.pastaj edhe rama nuk eshte socialist por eshte rilindassss

qemal24/02/2017 22:01

po lere o pand lere djalin ta zgjed vet rrugen se ste qesh njeri po kundrazi dote falenderojn shum

Tuad Beqiri24/02/2017 20:08

Ngritja e dy gishtrinjëve, asgjë e jashtëzakonshme. Simbolizon fitore.

majko24/02/2017 19:30

O Zoti Majko ! YT bir eshte mbi 18 vjec ( sic duket ne foto ) Lere te lire djalin te martohet me dashuri me ke te doje ai Vete sic duket je martuar me mbleseri

Shto koment

Denonco