Para në këmbim të heshtjes/ Ja gazetarët që favorizohen me projekte nga ministrja Kumbaro

Para në këmbim të heshtjes/ Ja gazetarët që favorizohen me projekte nga ministrja Kumbaro

18:13, 24/02/2017
A+ Aa A-

Mirela Kumbaro u shpërndan projekte gazetarëve të kulturës dhe pronarëve por njëkohësisht nuk lë pa favorizuar edhe zyrtarë të institucioneve evropiane. Carlo Bollino, Ben Andoni, Beti Njuma,  Alda Bardhyli, Kozeta Kurti, Jonila Godoles, Bujar Kapexhiu etj janë në listën e fituesve të financimit nga buxheti i ministrisë.

Nuk dihet pse Ministria e Kulturës e ka me qejf të shpërblejë me projekte gazetarë e pronarë që për detyrë  kanë të shohin me sy kritik vendimet e këtij institucioni.

Madje mes fituesve është edhe Arben Papadhopuli, bashkëshorti i drejtoreshës së Tatimeve, Vasilika Vjero. Papadhopuli punon për ”Creative Europe”, organizatë europiane, por shpërblehet nga ministria për idenë brilante të trajnimit se si të menaxhosh projektin kulturor.

Po le t’i hyjmë pak në detaje listës dhe thelbit: A është normale që një ministre Kulture të financojë gazetarët dhe të punësuarit në institucione europiane si të jenë artistë?!

Arben Papadhopulli është drejtuesi i ”Creative Europe” që i ka zyrat në Ministrinë e Kulturës. Drejtuesi i një organizate evropiane financohet për projekte kulturore duke qenë në konflikt të hapur, pasi nuk mund të marrë para nga shteti si të mos ishte zyrtar.

Nga ana tjetër shumë gazetarë kulture të mediave private gjatë këtyre viteve që Kumbaro ka qenë në pozicionin e ministres u ka financuar udhëtimet në evente ndërkombëtare si Bienale e Venecias apo Festivali i Kanës.

”Ministria e Kulturës,  më  1 dhjetor 2016 shpalli thirrjen për projekt-propozime për vitin 2017 në Art&Kulturë, e cila u mbyll në datë 13 janar 2017.  Kolegjiumi i Ministrisë së Kulturës mori në shqyrtim rreth 230 projekt-propozime në art, kulturë dhe trashëgimi kulturore, nga të cilat përzgjodhi 127 projekte fituese. Edhe në këtë thirrje, ashtu si në vitin e kaluar, ka ardhur në rritje interesi i aplikantëve me propozime, ide dhe projekte të subjekteve, organizatave, apo shoqatave kulturore”, sqaron ministria duke publikuar listën e fituesve, por duke harruar të publikojë atë të anëtarëve të kolegjiumit.

A është normale që një ministri e rëndësishme, siç është ajo e Kulturës të financojë gazetarë për projekte? A rrezikon kjo zhdukjen e kritikës totale mbi veprimet e ministrisë, Kumbaros, qeverisë për artin në Shqipëri?!

Kush do t’i kritikojë tani e tutje problemet në Teatrin Kombëtar, në Muzeun Kombëtar, në Galerinë e Arteve, në panairet e librave, në ruajtjen e trashëgimisë monumentale kulturore?! Kujtojmë që edhe tani që po shkruajmë këto rreshta shkatërrimi i objekteve të lashta në Durrës po vazhdon me betonizim./SHUPLAKA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp25/02/2017 19:04

Cfare ka bere zj Ministre me shume se koleget e saj.Ajo qe me bene pershtypje eshte se sa ngjajne z.Bolino me zj.Ministre, sikur te ishin moter e vella.

Kosta24/02/2017 19:42

Kjo ministrja Kumbaro, me kujton ato grate, te rena nga vakti qe pasi u mbylle bordellua "Zogu i Zi", vinin vedalle neper rruget e Tiranes per te kapur ndonje fshatar se tironsit nuk ja u varnin me......

Kembanat vazhdojne te bien24/02/2017 19:34

Kjo qe duhet te ishte Kumbara e kultures dhe e qytetarise eshte shnderruar ne Kumbare te antikultures, harbuterise dhe grykesise! I mjaftuan vetem disa muaj qe t'i dilte turpi e t'ia merrte doren pislleqeve te korrupsionit e qe prej gati 3 vjet vjedh paturpesisht e merr pjese ne para dhe ne natyre per çdo projekt qe akordon. Do t'i kete ne kurriz si mallkim, qofte para drejtesise, qofte me vetmine e perbuzjen qe i ka siguruar vetes kur ta lere ate post!

Qytetar24/02/2017 19:07

Te gjithe kto gazetare te shkerdhyerit e ripjerdhjes jane duan apo sduan paguhen me taksat e popullit ah ripjerdhje oh te q..sha ropt.

komentuesi i rradhes se qumeshtit te dhise24/02/2017 18:57

shoqata + ministri = mafja e pastrimit te parave..........!

Shto koment

Denonco