Lulzim Basha me të larguarit nga RTSH: ‘Republika e krimit’ është në shtratin e vdekjes

Lulzim Basha me të larguarit nga RTSH: ‘Republika e krimit’ është në shtratin e vdekjes

17:59, 24/02/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim të rinjtë që kanë studiuar jashtë vendit dhe me qytetarët në çadrën e protestës të ngritur përpara godinës së Kryeministrisë.

Bashkë me kreun e opozitës ka qenë tenori i njohur me famë botërore Agim Hushi si dhe artistët Raina Kovaçi e Edmond Zhulali.

Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se “Republikës së krimit” të Edi Ramës po i vjen fundi dhe është në shtratin e vdekjes.

“Ky është sheshi i vlerave nga i cili po themelojmë Republikën e vlerave. Këto janë ditët e fundit të republikës së krimit. Kjo republikë e turpit sot me urdhër të Edi Ramës vazhdon ta mbajë Armando Prengën deputet, që prej dy vitesh është i akuzuar për plagosje me armë zjarri.

Mbështetja jonë, fuqia jonë janë qytetarët shqiptarë dhe më të mirët e qytetarëve shqiptarë. Fuqia e Edi Ramës janë trafikantët, janë banditët.

Edi Rama e mban Armando Prengën, ky e mban Elvis Rroshin dhe nxjerr banditë të tjerë nga burgu ditë për ditë. Kjo është republika e krimit në shtratin e vdekjes”, theksoi Lulzim Basha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

roshi24/02/2017 18:30

drejtuar juve te ashtuquajtures shoqeri civile: per juvlen me shume nje veting qe kerkon ta beje ky parlament i inkriminuar,qe duhej ai i pari ti nenshtrohej vetingut,se sa zgjedhjet e lira e te ndershme, ju shoqeri e shkerdhyer civile po beni lojen e psikopatit qe kerkon te vere gjithçka ne kontroll te tij,duke ja kaluar edhe berishes, pse lkjo ngutje pikerisht tani kur filloi protesta, po beni te njejten loje si shoqerite civile ne amerike te sponsorizuara nga soros,atje ka fituar nje president legjitim dhe ata kundershtojne pa asnje te drejte morale, te njejten gje po beni edhe ju duke iu kundervene nje proteste te ligjshme qe kerkon ti jap fund manipulimeve te zgjedhjeve, me kete qe po beni do fitoni urrejtjen e shtetasve te ndershem qe kane patur nje fije besimi te ju, qofshi te mallkuar dhe ju ngecte ne fyt leku i çifutit miliarder qe shiti racen e vet. do ta shikoni reagimin qytetar kur te dilni ne rruge per te mbledhur firma! ptu plehra qe smeritoni as riciklimin!

Shto koment

Denonco