Ben Blushi nis e shkruan kronikën e vdekjes, së Rilindjes-Kënetë: Ja pse u largova nga këta njerëz

Ben Blushi nis e shkruan kronikën e vdekjes, së Rilindjes-Kënetë: Ja pse u largova nga këta njerëz

15:38, 24/02/2017
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi duket se po shkruan kronikën e degradimit dhe të fundit të Rilindjes.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Blushi ai ka rreshtuar vetëm disa ngjarje të ndodhura ditët e fundit, nëpërmjet të cilave kërkon të tregojë se në çfarë rruge kriminale është future Rilindja e Edi Ramës dhe se përse ai vendosi, të shkëputet përfundimisht nga karvani i saj duke themeluar LIBRA-n.

Blushi thotë se KQZ mbron një deputet që ka plagosur 4 vetë, ndërkohë që kërkon të nxjerrë jashtë zgjedhjeve partinë LIBRA. Ndërsa shton se kryetari i shkarkuar i Kavajës, Elvis Roshi, është ende në detyrë, kurse Majko i kërkon falje partisë, për një shaka me gishtat lartë të djalit të tij.

Ja çfarë shkruan Ben Blushi në FB

Ka njerëz që ende me pyesin pse u largova nga Rilindja dhe vendosa te krijoj LIBRA. Po përshkruaj vetëm kronikën e dy ditëve te fundit. KQZ mbron një deputet që ka plagosur katër vetë.

Nuk ia heq mandatin ndërkohë që kërkon të nxjerrë LIBRA jashtë zgjedhjeve.

Kryetari i shkarkuar i Kavajës i con shkresë KQZ pasi kjo e ka shkarkuar. Dy nipat e një ish-deputeti rrahin dhe qëllojnë me armë një ish-deputet në Lezhë. Janë veshur policë dhe natyrisht janë të lirë.

Një deputet i kërkon falje partisë për një shaka të djalit të tij. Gjithë këta janë Rilindja. A mund të rrija më në këtë kënetë?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sokoli25/02/2017 10:09

Blush eshte keneta qe te rriti edhe ty.

stefi 24/02/2017 23:18

Blushe je opozitari me i pranushem qe kauzes tende bashkohna edhe ne. Por mose i bej rreklam te keqes. Sepse ne 25vjet qeveritare shefa komisarjat drejtor kan vjedhure ne shqiper sa jan sot miljonera. Pra kan quar shqiperin ne ket llaje dite dhe do i kena atu se ligji i dekrimnalizimit kap vetem ata qe kan vjedhur jasht shqiperis.kuje i sherben ky ligje shqiptarve apo te hujve. Hajnat qe kan vjedhur rruget po vjedhin taksin e rrugese po vjedhin energjin po vjedhin ujne po shkulin pemet ne mese qyteti pa ju hyre ferre ne kemb

hasanhasani@hotmail.com24/02/2017 21:24

Asgje me shume se nje BRAVO EMADHE BLUSHIT

Shto koment

Denonco