DOKUMENTI/ Çfarë loje po luan KQZ? Ja vendimi i formës së prerë për Prengën, që Biba e ka në tavolinë

DOKUMENTI/ Çfarë loje po luan KQZ? Ja vendimi i formës së prerë për Prengën, që Biba e ka në tavolinë

15:20, 24/02/2017
A+ Aa A-

Komisioni Qëndror i Zgjedhje nuk vendosi ditën e sotme që ti heqë mandatin deputetit socialist, Armando Prenga.

Edhe pse ndaj tij ka një vendim të formës së prerë të dhënë nga gjykata në 1 dhjetor 2005, ku e dënon deputeti me gjobë, me forcën e kartonit sot KQZ-ja vendosi që të kërkojë më shumë informacione nga prokuroria për dënimin e deputetit.

Por si qëndron e çështja.

SYRI.net ka siguruar një pjesë të vendimit që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar para disa ditësh Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për ndërprerjen e mandatit të Armando Prengës.

Sipas dokumentit të dërguar në KQZ nga prokuroria, thuhet se deputeti socialist në vitin 2005 është dënuar me vendim të formës së prerë në për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Por sot KQZ-ja vendosi të kërkojë informacione shtesë për rastet në Itali, ndërsa nuk e mori parasysh vendimin e formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Kurbinit.

Edhe pse anëtarët e opozitës në KQZ kërkuan që të votohej heqja e mandatit, me forcën e kartonit mazhoranca vendosi të kërkojë sërish informacione në lidhje me aktivitetin e Armando Prengës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miku i Liut24/02/2017 17:42

Normal fshatari Biba me udhezimin e ambasades po kerkon te votoje Vetingun me KRIMINELE dmth as atij e as ambasadave nuk i intereson se me cfare MORALI do te votohet, se jane KRIMINELE apo PERDHUNUES apo VRASES kjo ka pak rendesi, e rendesishme eshte te fusim ne burg Sali Berishen dhe ti veme ZJARRIN Shqiperise dhe shqiptareve....... FELLIQESIRA, FELLIQESIRA, FELLIQESIRA !!!!

Shto koment

Denonco