Negociatat mes PS-LSI, 8 pikat e nxehta mes Edi Ramës dhe Ilir Metës

Negociatat mes PS-LSI, 8 pikat e nxehta mes Edi Ramës dhe Ilir Metës

07:46, 24/02/2017
A+ Aa A-

Katër muaj larg zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, maxhoranca e majtë, PS-LSI ende nuk ka një qëndrim të unifikuar nëse do të jenën një koalicion ose jo më 18 qershori Kur koha është që qeveria duhet të bëjë bilancet e këtij mandati, me qëllim hartimin e një oferte të re për të synuar fitimin edhe për një katërvjeçar tjetër besimin e qytetarëve, dy partitë aleate kanë kaluar një bashkëqeverisje jo të lehtë, shkruan Shekulli.

I vetëdijshëm për pasojat negative dhe shtrëngimet që sollën për qytetarët reformat nën siglën e “Rilindjes”, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i ka kërkuar aleatit të tij, Ilir Meta të vijojnë bashkëpunimin edhe për një mandat tjetër, pavarësisht përplasjeve të shpeshta që ata kanë pasur gjatë këtij 4-vjeçari.

Tensioni më i madh mes PS-së dhe LSI-së ka qenë për reformën në drejtësi, kanabisi që ka mbuluar Shqipërinë, koncesionet e shumta, si dhe sa i përket ligjit të Mbetjeve. Këto tensione janë përkthyer në ulje e ngritje të marrëdhënieve mes Ramës dhe Metës, aq sa nuk kanë munguar dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar, edhe pse këto lëvizje kanë ndodhur vetëm në një krah.

8 çështjet mes PS e LSI

Reforma në drejtësi dhe Bordi i ONM-së

Reforma Zgjedhore

Importi i mbetjeve

Kanabisi dhe siguria e vendit

Përplasjet për akcizat

Dekriminalizimi

Ligji i koncesioneve

Presidenti i ri, sfida e radhës 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco