Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Basha i përgjigjet Koçijançiç: Nuk merrem me zëdhënëset e BE

Basha i përgjigjet Koçijançiç: Nuk merrem me zëdhënëset e BE

23:03, 23/02/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i ashpër në përgjigjen e tij me zëdhënësen e BE-së, Maja Koçijançiç.

Kjo e fundit shprehu keqardhjen e saj për sulmet ndaj ambasadores Vlahutin dhe tha se BE-ja po ndihmon qeverinë që të luftojë drogën.

I pyetur për këtë deklaratë në emisionin "Opinion", Basha tha se ai nuk merret me deklarata të zëdhënësve të BE-së apo të kujtdo tjetër.

“Nuk merrem unë me deklaratat e zëdhënësve të BE-së apo të kujtdo tjetër. Faktet janë aty”, tha kryetari i PD Lulzim Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco