Basha kërkesë për SHBA: Hiqni vizat për Edi Ramën dhe Saimir Tahirin

Basha kërkesë për SHBA: Hiqni vizat për Edi Ramën dhe Saimir Tahirin

22:32, 23/02/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje që Departamenti Amerikan i Shtetit t’u heqë vizat Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Ka ardhur kohë që të hiqen vizat për Edi Ramën dhe Tahirin. Ata bien ndesh me ligjet e SHBA-së”, deklaroi Basha gjatë emisionit “Opinion”.

Sipas Bashës, vizat për Ramën duhet të hiqen për shkak se ka ndikuar në fushatën amerikane të ish-Presidentit Barack Obama duke dhuruar 80 mijë Dollarë përmes Bilal Shehut, e në këtë mënyrë ka shkelur ligjin amerikan.

Ndërsa për ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha u shpreh se Saimir Tahirit duhet t’i hiqet viza për shkak të trafikut të madh të drogës në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco