VIDEO/ Arben Ahmetaj habit me ‘zgjuarsinë’ e tij: Koncensionet nuk i paguajnë qytetarët, por buxheti

VIDEO/ Arben Ahmetaj habit me ‘zgjuarsinë’ e tij: Koncensionet nuk i paguajnë qytetarët, por buxheti

21:38, 23/02/2017
A+ Aa A-

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, gjatë seancës së sotme parlamentare, ka bërë një deklaratë spektakolare ndërsa ishte duke folur për politikat koncensionare të qeverisë.

Kur u ndal tek koncensionet e dhëna në shëndetësi, Ahmetaj deklaroi se këto koncensione nuk i paguan qytetari, por…buxheti i shtetit (!)

Lexoni çfarë ka thënë ministri:

Koncensionet eee..siç i referoheni, në shëndetësi. E ka marrë koston e shërbimit buxheti I shtetit. Kjo është masë sociale, kjo është vëmendje ndaj qytetarit dhe kjo masë është masë e drejtë. Ky është një shërbim që duhet të paguhet nga buxheti I shtetit. Dhe do të duhet që për efektshmëri të ofrohet nga një entitet i cili mund të ishte shtetëror, mund të ishte dhe privat.
Por thelbi nuk qëndron kush e bën, por thelbi qëndron kush e paguan dhe në këtë rast nuk e paguan qytetari, por e paguan buxheti i shtetit.

Deklarata e ministrit Ahmetaj është e paprecedentë, buxheti realizohet pikërisht nëpërmjet taksave dhe kontributeve të qytetarëve.

Ndërsa Shqipëria po vuan prej afro një dekade përballjen me një politikë agresive koncensionimi, qëndrimet e Ahmetajt jo vetëm që nuk adresojnë problemin strategjik me koncensionet, por përkundrazi, ministri jonë i Financave jep idenë e një idioti që nuk e ka haberin pse ndodhet në foltoren e Kuvendit.

Në sistemin arsimor shqiptar, buxheti i shtetit shpjegohet në lëndën e ‘Edukatës Shoqërore’ që në klasën e VI.  / Hashtag.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/02/2017 00:15

Ministri i Financave të Shqipërisë është. njësoj si ministri i flotës detare të Lihtenschteinit

Maksi23/02/2017 22:50

Dihet publikisht qe ne Qeveri nuk ka minister Financash. E vetmja aftesi e tij eshte roli I "Mon Kukaleshit "

laduti23/02/2017 22:25

Eshte e vertete qe Ahmetaj eshte nje injorant I klasit te pare ne ekonomi por eshte professor si hajdut. E dini ju se sa e ka faturen cdo nate tek shefi I tij? Per vehte eshte ne rregull hunde vrime madhi. Eshte dhe shume I shpifur si paraqitje

Shto koment

Denonco