Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ja mesazhi i Lulzim Bashës për Ilir Metën

Ja mesazhi i Lulzim Bashës për Ilir Metën

21:28, 23/02/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dërguar një mesazh për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në lidhje me protestën e opozitës në bulevard që po zhvillohet prej 5 ditësh.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” se çfarë mesazhi ka për Metën, Basha tha se është i njëjti mesazh dhe për Kryeministrin Edi Rama: “Të reflektojë, të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Kryedemokrati Basha shtoi gjithashtu Meta ka njësoj përgjegjësi për Ramën dhe dallimi i vetëm mes tyre është numri i deputetëve që kanë në Parlament

Edhe deputetë të tjerë nga PD i kanë bërë thirrje më herët Metës që LSI të tërhiqet dhe të krijohet një qeveri teknike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Redi.24/02/2017 08:44

z. Fevziu! Cfare lloj specie je ti qe peshtyn mbi fytyren tende?Me siguri ke ngrene edhe ti dikur nje lug sup te prishur dhe po e vjell tani!.Turp,turp per tu dhe gazetarine tone qe u blete te gjithe nga ky qelbesira i gjate qe Po qelb gjithe kombin me ndyresine e vet.

xhesi24/02/2017 01:14

Emision i deshtuar. Turp. Blendi si prokuror. Teleshikuset prisnin tjeter bashkebisedim.???

Shto koment

Denonco