Marshimi i Zharrëzit/ Gazetari Koka ironizon mazhorancën: Po vijnë drejt Tiranës për të bllokuar Reformën në Drejtësi

Marshimi i Zharrëzit/ Gazetari Koka ironizon mazhorancën: Po vijnë drejt Tiranës për të bllokuar Reformën në Drejtësi

19:33, 23/02/2017
A+ Aa A-

Banorët e Zharrëzes janë nisur që prej mëngjesit së djeshëm me këmbë për të arritur në Tiranë. Meqenëse shteti nuk denjoi t’i përgjigjej kërkesave të tyre të shpalosura në grevën disaditore, banorët e kërcënuar me jetë nga aktiviteti naftë nxjerrës i Bankers Petolium, kanë vendosur të marshojnë drejt kryeqytetit me shpresë që zëri i tyre do marrë vëmendje.

Deri më tani ata kanë përshkuar 50 kilometra duke e gdhirë natën në një çadër të improvizuar pranë Rotondos së Plugut, Lushnjë.

Nga përllogaritjet këta banorë duan edhe rreth dy ditë që të mbërrijnë në Tiranë, ku do protestojnë para kryeministrisë.

Lidhur me këtë marshim maratonë ka reaguar edhe gazetari Bledian Koka, i cili përmes një statusi në Facebook, ironizon me ata që nuk po i dalin në krah këtyre banorëve.

POSTIMI I PLOTË I GAZETARIT:

Shikojini!...
Shikojini keta te paudhe, keta zengjine te Zharrezit, qe kane marre rrugen e turpit dhe po vijne ne Tirane vetem per nje qellim te ulet. Ata sot e nderrmarrin kete rruge vetem per te penguar Reformen ne Drejtesi dhe nuk kane asnje qellim tjeret. Prandaj kane braktisur sot ato zgëqet e veta ne Zharrezh qe vetem Reforma ne Drejtesi do t'ia mbroje nga nderhyrja e ndonje ambasadori tek prokurori qe heton. Dhe sot keta, guerrilas anti-Reforme kane edhe paturpesine te ngrene zerin kunder heshtjes se atyre qe me gjase kane votuan per ti mbrojtur dhe shkojne e strehohen ne cadren e atyre qe me 1 milion shuplaka i votuan per ti shporrur. Sepse sot si banoret e Zharrezit, si opozita jane ne te njejtin krahe te historise, ate te bllokimit te Reformes ne Drejtesi...
p.s...por vetem njeri, vetem ai tashme eshte ne krahun tjeter 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco