Biba kërcënon sërish Ben Blushin: LIBRA rrezikon të mos regjistrohet

Biba kërcënon sërish Ben Blushin: LIBRA rrezikon të mos regjistrohet

17:33, 23/02/2017
A+ Aa A-

Kreu i KQZ-së Denar Biba deklaroi se Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, mund t’u duhen 5 mije firma që partia e tyre Libra të regjistrohet, ndryshe mund të përballen me një surprizë të pakëndshme.

Rreth 30 prillit, kur LIBRA ti drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të regjistruar listën e kandidatëve për deputetë, ajo ose duhet të sigurojë katër vota të anëtarëve të KQZ-së ose duhet të mbledhë pesë mijë firma. Në të kundërt nuk merr pjese në zgjedhje.

Biba foli në studion e lajmeve të ABC news, ku kritikoi sjelljen e Blushit:

“Blushi tejkaloi çdo lloj norme etike, u mor me mbiemrin tim, më përçundoi emrin krejt pa lidhje, nuk e di pse i bën këto historira. Interesante është se edhe im atë kur shkova atë ditë në shtëpi më tha: mor bir po pse nuk e regjistroni këtë Librën. Ju e dini që Libra është e regjistruar më shumë se sa një muaj para, edhe pse kjo gjë, historia e Blushit, batuat me mua kanë ndodhur javën e kaluar. Ndërkohë që Libra është e regjistruar që para një muaj dhe e kam uruar Librën për fillesën e saj. Ajo që ndodhi javën e kaluar ishte një gjë diçka krejt tjetër dhe ishte realisht mahnitëse por politika në Shqipëri është mahnitëse në sensin e keq”.

“Ka pasur një akt normativ përmes së cilit KQZ donte të bënte një shpjegim të një formule ligjore, ligji thotë që në mënyrë që të regjistrohesh pa ndihmën e një liste mbështetëse prej 5 mijë firmash se askush në asnjë rrethanë s’kishte ndërmend të ndalonte Libra-n, që regjistrimi i listës së deputetëve, jo i partisë, partia kishte kohë që ishte regjistruar, që të regjistrohet pa pasur nevojën e 5 mijë firmave, kjo bëhet e mundur nëse ke mandate deputetësh në parlament 6 muajt e fundit.

6 muajt e fundit nga cila ditë? Nga dita e mbarimit të mandatit të kuvendit që është 9 shtator 2017? 6 muajt e fundit nga dita e zgjedhjeve? Nga dita kur ti dorëzon vërtetimin? Pra nga cila datë?

Kjo gjë kërkonte interpretim se përndryshe do i mbetej në dorë pakicës, të themi administratës fillimisht dhe pastaj 4 anëtarëve të KQZ që të vlerësonin nëse Libra e kishte këtë vërtetim apo jo.

Unë kam qenë për ta nisur konceptin 6 muajt e fundit nga dita e zgjedhjeve që është një interpretim që e favorizonte Libran, po të zgjidhnim 6 muaj nga dita kur do dorëzohej lista, kjo nuk e favorizonte Libra, do i duhej të mblidhte 5 mijë firma.

Duke qenë se nuk u bënë numrat, ky vendim s’u mor dot dhe situata është ende e pasqaruar.

Do ndodhë 50 ditë para zgjedhjeve që Libra do vijë në KQZ të regjistrojë listën e vet dhe nëse s’do ketë 5 mijë firma me siguri dikush do i thotë “s’keni 5 mijë firma, na jepni një vërtetim që keni dy deputet të paktën 6 muajt e fundit” dhe do duhet ta riinterpretojmë atë gjë por tashmë me një akt që merret vetëm me 4 vota të KQZ.

Në gjykimin tim Libra gaboi se e lanë të paqartë situatën e tyre juridike. Nëse në 30 prill Libra do vijë pa 5 mijë firma vetëm me idenë se ka 2 deputetë dhe s’do gjejë kolegët e mi të mbështetur edhe nga përfaqësuesi i PD është shumë e qartë situata.

Libra mund të ndodhet përballë një surprize shumë të pakëndshme që të ketë nëse do vijnë afati i fundit s’do jetë përfundimi i ditës, ora 24:00, nëse nuk do kenë mundësi ti mbledhin 5 mijë firma që është shumë e vështirë, Libra mund të rrezikojë të mbetet pa regjistruar.

Ishte shumë gabim nga ana e tyre mesa duket se kanë idenë fare se si funksionon kodi zgjedhor, por vota ime është e deklaruar dhe vota ime është pro Libra”, tha Biba.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar23/02/2017 20:38

Biba u rrit i bo rosak nje here thote u rregjistru e nje here thote nuk u rregjistru mbasi e merr ai i gjati ne telefon pastaj thote i duhen 5 mije firma HAJDE KQZ HAJDE ?????.

qytetare23/02/2017 19:51

Ben Blushi si nje nder socialistet e vertete te PS por jo rilindas,ne te larguarit ish anetar te kesaj partie qe ne themelim dhe qe mbajme karten e antaresise jemi te gatshem te te japim firmen per tu rregjistruar, Turp i madh qe sot kjo parti eshte zaptuar nga ata qe nuk kane asnje lidhje me te dhe i mbajne vetem emrin,Eshte qesharake qe pasi na larguan tani po perdorin listat me emrat tane dhe ne telefona na kerkojne te japim opinion se si ka punuar qeveria thjesht me ke jeni e per ke do te votoni,

votuesi23/02/2017 17:56

Ben Blushi dil e mblidh vota o burre. Vetem une do te jepja fjalen qe do te mblidhja nja 30 qe te te futeshe ne zgjedhje, por fjalen ta jap qe vetem voten time e ke te garantuar ne Qershor. Pasi nuk "blej" dot si Rama dhe Meta. U be Denari qe te pengoj. Harroje i thuaj. I ka akoma buzet me qumesh dhe iken pas berihajt. Dervishi eshte burre i mire dhe kam respekt, por i biri mbetet peshe e lehte

votuesi23/02/2017 17:55

Ben Blushi dil e mblidh vota o burre. Vetem une do te jepja fjalen qe do te mblidhja nja 30 qe te te futeshe ne zgjedhje, por fjalen ta jap qe vetem voten time e ke te garantuar ne Qershor. Pasi nuk "blej" dot si Rama dhe Meta. U be Denari qe te pengoj. Harroje i thuaj. I ka akoma buzet me qumesh dhe iken pas berihajt.

Shto koment

Denonco