Rrëfehet ish-deputeti i PS: Si më qëlluan me pistoletë nipërit e Arben Ndokës të veshur si policë

Rrëfehet ish-deputeti i PS: Si më qëlluan me pistoletë nipërit e Arben Ndokës të veshur si policë

16:48, 23/02/2017
A+ Aa A-

Ish-­deputeti i Lezhës dhe kryetar i PS­së për 10 vjet, Agostin Marku, denoncon nipat e Arben Ndokës si agresorët e tij, të cilët e kanë qëlluar me armë në mes të qytetit.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, Marku shprehet se katër personat që e kanë sulmuar kanë qenë të veshur me uniformat e Brisk­ut, të maskuar, ndërsa Policia që ka qenë shumë afër, nuk ka bërë asnjë reagim.

Ai akuzon drejtuesit e Policisë së Lezhës se janë të lidhur me agresorët e tij. Ishkryetari i PS­së së Lezhës për një periudhë 10–vjeçare, shprehet se i ka telefonuar si Kryeministrit Rama, ashtu dhe ministrit të Brendshëm Tahiri dhe ka marrë prej tyre keqardhjen për këtë sulm.

Çfarë ka ndodhur para 3 ditësh në Lezhë?

Unë kam shkuar të pi një kafe, kam dalë nga zyra. Kam shkuar të pi kafe në 13:30, pa hyrë në klub akoma, më dolën përpara disa persona të veshur me uniformën e Brisk­ut, të maskuar. Kanë qenë 3­4 veta, 2 prej tyre i kam njohur dhe i kam denoncuar.

Këta dy që ju keni njohur janë nipat e Arben Ndokës?

Po, janë djemtë e Sandër Ndokës, vëllait të Arben Ndokës. Ata nuk kanë biseduar me mua, por më kanë dalë me armë dhe kanë bërë tri herë qitje me armë, nuk është thjesht shkelma dhe grushte.

Kanë gjuajtur në ajër, apo drejt jush?

Kanë gjuajtur drejt meje dhe njëri nga plumbat madje më ka rrëshqitur në ballë. Unë kam plagë në ballë. Ata thonë që janë shkelma e grushte dhe zënkë e momentit.

Ju keni pasur ndonjë kontradiktë me Arben Ndokën?

Unë nuk kam pasur asnjë kontradiktë as me Arben Ndokën dhe as me njeri tjetër. Sikur t’u kem thënë mirëmëngjes në rrugë do të thosha mos ia kam thënë unë gabim. Nuk kam pasur asnjë kontradiktë me ta.

Me personat që ju kanë dalë me armë, keni pasur ndonjë bisedë?

Nuk kam pasur asnjë bisedë. Më kanë dalë me armë dhe më kanë thënë: “Mos lëviz”. Në orën 1 e gjysmë të ditës, në shesh përpara Prefekturës. Më kanë gjuajtur me armë, unë jam ulur shpejt. Njëri nga plumbat më ka kapur, më ka gërvishtur në ballë. Fati im që jam gjallë. Pastaj kanë filluar të gjithë sipër meje me grushte dhe me shkelma. Të gjithë njerëzit janë larguar, Policia ka qenë afër, por ka bërë sikur nuk e ka parë.

Ju e keni informuar Kryeministrin?

E kam informuar Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, për të gjitha.

I keni shkruar mesazh, e keni telefonuar?

Patjetër.

Ka pasur reagim nga ana e tyre?

Ministri i Brendshëm thotë që janë në kërkim të katërt. Por nuk kanë si të kapen, sepse shefi i komisariatit dhe nëndrejtori i Policisë janë bashkë me ata, rrinë dhe flenë me ata.

Po Kryeministri ju ka kthyer përgjigje?

S’kam pse të flas me zotin Ndoka, ata tentuan të më marrin jetën.

Ata janë nipat e zotit Ndoka…

S’kam pse të flas unë me zotin Ndoka, çfarë është zoti Ndoka që duhet të flas unë me të?! Ai është thjesht një ish­deputet. Ish­ deputet jam edhe unë.

Si i keni aktualisht marrëdhëniet me PS­-në e Lezhës?

Me PS-­në e Lezhës jam distancuar që në 2013­-n, kur ka hyrë krimi. Atëherë kur PS­-ja ka ardhur në pushtet, unë kam ikur nga PS-­ja. Kam qenë kryetar i PS-­së për 10 vite me radhë. Për këto arsye kam ikur nga PS­-ja.

A keni ndonjë dyshim përse kanë tentuar t’ju vrasin?

Jo, nuk kam asnjë dyshim. Sepse nuk ka pasur asnjë kontakt dhe problem me ata. Unë them se ka ndodhur vetëm se jam nënkryetar i Këshillit të Qarkut. Qenia ime nënkryetar i Këshillit të Qarkut ata i tërbon dhe i verbon, nuk i lë të bëjnë atë që duan ata. Janë tri qitje me pistoletë në orën 13:30 që janë drejtuar drejt meje. As policia, as media, askush nuk thotë që kanë gjuajtur me armë, por e quajnë një ngjarje për motive të dobëta. Është media, këto segmente të pushtetit, që bashkëpunojnë me ta. Nuk kam frikë unë, se po të kisha frikë nuk flisja.

Çfarë duan ata të bëni ju në Këshillin e Qarkut, që ju nuk e bëni?

Nuk e di unë, duhet ta dinë ata. Ndoshta ata kanë pasur ndonjë mesazh. Nuk më intereson çfarë duan ata, më intereson zbatimi i ligjit. Jam 25 vjet këtu, kam pasur disa funksione. Mua më intereson zbatimi i ligjit dhe jo njerëzit e krimit.

/Marrë nga Panorama.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gjin23/02/2017 17:31

Po nuk i kane dorzuar se ministri po bene rreklam per mbledhjen e armeve

folk23/02/2017 17:25

E gatuat ate corbe e hani tani.Kriminelin ta mbroje krimineli ku ke pare ti.Koken do hani njeri me tjetrin zhulaqer.Dje i ke patur ne krahe dhe je mburrur.Ju zente haka e popullit te ndershem dhe nuk do jete vone.

Shto koment

Denonco