Klodian Tomorri: Shqipëria sot me dy buxhete, një e ka qeveria, tjetrin e menaxhojnë trafikantët

Klodian Tomorri: Shqipëria sot me dy buxhete, një e ka qeveria, tjetrin e menaxhojnë trafikantët

16:37, 23/02/2017
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Klodian Tomorri ka reaguar në rrjetin e tij social pas deklaratave shokuese të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Bochard se 2 miliardë euro që vijnë nga trafiku i drogës pritet të përdoren për blerjen e zgjedhjeve në Shqipëri.

Sipas gazetarit Tomorri, sot në Shqipëri praktikisht po funksionon shteti paralal okult i krimit. Nga njëra anë është qeveria që ka në dispozicion të saj buxhetin me 3 miliard euro për të cuar përpara projektet e saj, dhe nga ana tjetër krimi i organizuar që ka grumbulluar 2 miliard euro nga xhiroja e drogës që pritet të injekohet vetëm e vetëm për të blerë zgjedhjet e 18 Qershorit.

Ja çfarë shkruan gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri

Dy buxhetet e Shqiperise
Shqiperia ka dy buxhete. Nje buxhet shteti 3 miliarde euro, qe e administron qeveria dhe nje buxhet tjeter droge 2 miliarde euro, qe e administrojne trafikantet.

Te ardhurat nga droga qenkan sa 20 per qind e ekonomise kombetare. Afganistani e ka patur kete shifer ne vitet me te erreta te tij rreth 30 per qind. Jemi afer.

Fitimet e droges ne ekonomine shqiptare qenkan me te larta se fitimet e ligjshme te te gjitha bizneseve. 
 Buxheti i shtetit mblodhi 220 milione euro tatim mbi fitimin vitin e kaluar. Kjo do te thote se ne total fitimi legjitim i biznesit ka qene 1.5 miliarde euro, kurse ai i droges paska qene 2 miliarde.

Ne fund. Programi 1 miliarde euro permes te cilit qeveria kerkon te stimuloje ekonomine u dukerka qesharak para biznesit te droges. As sa gjysma e tij.

A eshte ekonomia e zeze 2 miliarde euro ne Shqiperi? Une nuk di ta them. Por di te them qe ne te gjithe Europen, tregu i kanabisit qarkullon 9 miliarde euro. Shqiperia paska 22% te biznesit. 
Dhe ta mendosh qe e gjitha kjo vetem me 0.2 per qindeshin. Se 98 per qind te tjera i shkaterroi Saja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco