Nis hetimi ndërkombëtar për ata që organizuan 'Kolumbinë shqiptare', 1 vit përpara zgjedhjeve

Nis hetimi ndërkombëtar për ata që organizuan 'Kolumbinë shqiptare', 1 vit përpara zgjedhjeve

16:05, 23/02/2017
A+ Aa A-

Deklaratës-bombë të kreut të misionit OSBE-ODIR në Shqipëri Bernd Bochuard, se në vendin tonë qarkullojnë 2 miliard euro të fituara nga trafiku i kanabisit, të cilat mund të përdoren për të blerë zgjedhjet e Qershorit, i është bashkuar me shqetësimin e tij edhe një krye profesionist i huaj i kësaj fushe.

Konstatimin dhe alarmin, se “është trefishuar kultivimi i drogës në Shqipëri” e ka lëshuar sot kreu i Antimafies Italiane Franko Roberit, i cili ka mbërritur urgjentisht në Tiranë dhe ka takuar kryeprokurorin Adriatik Llalla. Por ajo që është interesante përtej këtij konstatimi, që të gjithë e dinë përveç Edi Ramës është se tashmë, organet e specializuara të vendeve të huaja ku edhe mbërrin kjo sasi gjigante droge, po hetojnë për arsyet dhe motivin se përse ndodhi në këto përmasa ky fenomen kriminal, pikërisht gjatë 2016-ës, një vit përpara zgjedhjeve.

“Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë, se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin”, deklaroi Roberti.

Pra ai ka lënë për të kuptuar, se tashmë ka nisur një hetim në bashkëpunim edhe me prokurorinë shqiptare, për të zbuluar organizatorë, investitorët dhe përfituesit e kësaj industrie gjigante kriminale. SYRI.net pyeti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe burime e konfirmuan këtë fakt.

“Po është e vërtetë që ka nisur një hetim italo-shqiptar, i cili përfshin investigimin e organizatave kriminale, që nga mbjellja dhe deri te mënyra si transportohen sasitë e mëdha të kanabisit, që po mbërrijnë jo vetëm në Itali. Ka të dhëna të mjaftueshme që e gjitha kjo që ndodhi gjatë vitit të kaluar dhe në vazhdim, nuk është sporadike, por e organizuar më së miri”, tha burimi. Pyetjes se a janë të implikuara struktura shtetërore, si policia dhe doganat, burimi ju përgjigj se, “po, ka të dhëna dhe informacione të bollshme, se segmente të tyre janë pjesë e gjithë kësaj”.

Vetëm gjatë muajit Shkurt që ende nuk është mbyllur janë kapur dhjetëra tonë kanabis sativa, në brigjet e Italisë. Këto fakte dhe deklaratat e kreut të Antimafias italiane rrëzojnë shifrat e Policisë së Shtetit, kryeministrit Rama dhe të Guardia di Finanza të bëra në Tetor të vitit 2016, kur deklaruan, se janë asgjësuar 99.8 përqind e parcelave të drogës së fotografuar.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Popull ibindur23/02/2017 20:37

O POPULL a ndigjon dhe shikon cfar po bejne rilindasit ,dhe ne duet ta mbeshtesim por jo duhet te ngrihemi ti shporrim keta kelysha se ,duan te na pijne gjakun deri ne piken e fundit ,Duhet ti ndalojm dhe ti veme para ligjit

KANABISTANI23/02/2017 17:03

Ngjova me vemendje prononcimin e prokurorit italian te antimafjes, ai theksoi qe "prodhimi i kanabisit eshte rritur nga 2013 ne menyre eksponenciale.Zonjusha qe e perktheu si sorosiane nuk e permendi fjalen eksponenciale

Mega23/02/2017 16:19

Qeverise se krimit po i vjen fundi. Senatiret amerikane pershendesin protesten e opozites. Perfaqesuesi i OSBE ish ambasadori gjerman ne Tirane delkaron dy miliarde euro te pista per vjedhje vite. Prokurori italian denoncon lidhjet e forta te droges me pushtetin. Populli po zgjohet. Uroj qe opozit t'ja dale qe ta permbaje zemerimin e shqiptareve. Ndryshe, nuk di ku do perfundoje kjo rrace e ndyre "rilundese"

Shto koment

Denonco