Kreu i Antimafias italiane: Duam të dimë pse është trefishuar sasia e drogës së kultivuar në Shqipëri Adriatik Llalla në konference me Franco Roberti

Kreu i Antimafias italiane: Duam të dimë pse është trefishuar sasia e drogës së kultivuar në Shqipëri

13:00, 23/02/2017
A+ Aa A-

Kreu i Antimafia Italiane, Franco Roberti, ka lëshuar një deklaratë të fortë sot në Tiranë, gjatë takimit që ka pasur me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe konferencës së përbashkët për shtyp. "Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri!" tha ai. 

“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë, - nënvizoi Roberti. -  Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Interesi jonë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe luftojmë trafikun. Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri.”, tha ai.

Lidhur me korrupsionin dhe paratë "e pista",  Kreu i Antimafias Italiane vërejti se në Itali janë bërë me qindra arrestime për të luftuar korrupsionin:  “Ne kemi bërë me qindra arrestime, për të luftuar korrupsionin. Prokuroria Italiane bën shumë sekuestrime. Të gjithë zyrtarët që kanë pasur lidhje me organizatat kriminale janë arrestuar”, theksoi ai.

Nga ana e tij, Adriatik Llalla deklaroi se ka disa raste të sekuestrimit të pronave dhe shumë procedime penale. Më tej, ai foli për dy prokurorët e pezulluar sot, duke thënë se ka dyshime se janë përfshirë në vepra penale.

“Kemi disa raste të sekuestrimit të pronave dhe shumë procedime penale. Falënderim të veçantë për Gjykatën e Lartë, që dha një vendim të drejtë për autorët e masakrës së Vlorës. Ka dyshime se dy prokurorët e pezulluar sot janë përfshirë në vepra të ndryshme penale. Do hetohen”, tha Llalla

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miku i Liut23/02/2017 17:17

Po Tahirin e Papit te Vatikanit a ke nder mend ta pyesesh? Apo prandaj te ka derguar Papi ne Tirane ke Tik Llalla se mos e ARRESTOJNE Tahir kelliren?!

Qytetar23/02/2017 14:41

E dini z Franko Roberti pse eshte trefishuar droga ne Shqiperi sepse ne rradhe te pare eshte vete kryeministri perdorues i droges , dhe tjetra eshte se e lane te lire se merrnin perqindje nga te mbjellat e hashashit dhe me leket e droges blehen votat e mbajne pushtetin.

Shaba23/02/2017 14:10

Po kete kush e paska genjyer qe thote eshte 3-fishuar sasia e droges??? Pse na i ha hakun qeverise? Sasia eshte 150 fishuar o zotri. Mos na e hidh poshte suksesin e ministrit Tahiri dhe kryeministrit Rama. Ata mezi e arriten kete rekord, ndersa ti dashke ta ulesh. Mos degjo mediat e kazanit dhe SHQUP-in.

Shto koment

Denonco