VIDEO/ Basha-Ramës: Qeveri teknike, ndryshojmë 7 ligjet dhe kalojmë Vettingun

VIDEO/ Basha-Ramës: Qeveri teknike, ndryshojmë 7 ligjet dhe kalojmë Vettingun

12:51, 23/02/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qartësuar kushtet e opozitës që ti jepet fund protestës që po zhvillohet në bulevard.

Burime nga selia blu kanë bërë të ditur për SYRI.net se janë qartësuar 3 kushtet të panegociueshme të opozitës që mund ti japin fund protestës së nisur.

Kushti i parë është qeveria teknike.

Kushti i dytë është konsensus për 7 ligjet e Reformës në Drejtësi.

Kushti i tretë është konsensusi për Vettingun.

Këto janë kushtet të cilat opozita i ka të panegociueshme dhe nëse nuk plotësohen këto kushte nga mazhoranca atëherë protesta do të vazhdojë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së në “çadrën e lirisë”:

Nga ky shesh dua t’ia bëj fare të qartë atyre dhe çdokujt që mund të ketë gënjyer. Partia Demokratike e bëri detyrën e vetë në Parlament. Ne e mbaruam detyrën tonë dhe jemi krenarë për ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë një drejtësie të pavarur që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin.

Ishin ata që përjashtuan opozitën nga 7 ligjet duke thyer premtimin që dhanë përballë partnerëve tanë euroatlantikë. E përjashtuan me qëllim që të kapin institucionet e reja të drejtësisë. Sot për këto institucione të reja të drejtësisë kjo maxhorancë që e ka frikë reformën në drejtësi propozon 29 kandidatë për 27 pozicione. Pra nuk ka zgjedhje, ka emërime.

Edi Rama dhe Ilir Meta duan ti emërojnë vetë në vend që të lejojnë zgjedhjen e më të mirëve e më të aftëve, më të pakorruptuarve për të ndërtuar drejtësinë që duan shqiptarët. A mund ta pranojmë ne këtë?!

A mund të pranoni një drejtësi të kapur nga Edi Rama?! Kujt i shërben një drejtësi e kapur nga Edi Rama?! Kurrsesi nuk mund ta pranojmë por nëse në të vërtetë janë ata që nuk kanë frikë nga Vetingu, ju them që menjëherë pas paktit për një qeveri të vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pas korigjimit të 7 ligjeve sipas vërejtjeve konsensuale të opozitës, urdhëroni ta bëjmë vetingun e të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur.

Kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e pakapur?! Ata që e kanë lidhur fatin e tyre me bandat?! Ata që kanë vjedhur dhe shpërdoruar qindra e miliona euro në çdo sector apo opozita që e ka lidhur fatin e saj me fatin e qytetarëve shqiptarë?! Partia Demokratike do ta votojë dhe do ta çojë përpara reformën në drejtësi por vetëm sipas përcaktimeve europiane të kushtetutës së Shqipërisësi pas votës historike të 22 korrikut.

Ne do ta hapim këtë rrugë bashkë me qytetarët shqiptarë. Nëse nuk tremben nga drejtësia e pakapur le ti hapim rrugë qeverisë teknike, le të ndryshojmë së bashku 7 ligjet që i bënë përshesh për të kapur drejtësinë dhe ne do të na kenë aty atëherë bashkë me qytetarët shqiptarë do ta zgjidhim çështjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe çështjen e drejtësisë së vërtetë për qytetarët shqiptarë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar24/02/2017 08:50

Gazi,Eno,dhe Kola Shoke spiunin e vrau Milo duke filluar nga i pari qe thote eshte kushtetues vetingu i dyti thote konsensus per veting dhe tjetri shenja e pare e terheqjes nga ansurditeti i protestes . I thone kesaj me cilin sy e pate me ate me xham apo me ate pa xham ju Shoke Jurista te Ripjerdhjes ?????.

ahmetajana23/02/2017 15:38

edi rama duhet ti japi shume shpjegime shqiptareve,ne jemi te vendosur te ecim perpara,ky vend kerkon qeveri teknike,nese arrihet kjo atehere kalojme tek vettingu

Gazi23/02/2017 14:40

Po pse konsensus per veting?pse nuk thoni gjysmen e gjyqtareve prokuroreve I duam ne. Gjysmen mbajini ju. E keshtu bejme veting e drejtesi. Per kete I doni njerezit tek cadra ju? Per te shpetuar b . Tuaj? Budallenj ska me prandaj sju vjen njeri.

Shqiptari23/02/2017 14:06

O Kola dhe Eno! Sigurisht qe asnjeri nga ju nuk eshte jurist dhe nuk besoj se e di nga lidhet gomari i drejtesise. Kur te vije puna per budallalleqe e keni radhen ju qe te jepni mendime hajvanesh. Cili vetting eshte kushtetues? Cilat jane shenjat e terheqjes nga protesta? Apo, si injorante qe duhet te jeni, nuk e kuptoni termin Kushte te panegociushme??? Qeveri teknike. Riformulimi i 7 ligjeve kushtetuese. Konsensus. Suksese ne jete!

laduti23/02/2017 13:55

Eno, Kola mos u ngazelleni kot cfare kerkon opozita do realizohet patjeter. Ju mos u trembni nuk meret njeri me ju,pune ka Edvin Kristaq Suma bashke me oligarket, ju flini rehat.

Kola23/02/2017 13:16

O shoku vetingu eshte kushtetus, budallenj na di.

Eno23/02/2017 13:12

Shenja e parë e tërheqjes nga absurditeti i protestës së pd.

Shto koment

Denonco